in

Shpërthimi në Paderno, kritike gjendja shëndetësore e Leonard Shehut

Janë pesë shqiptarët që u plagosën në aksidentin e 4 nëntorit në ndërmarrjen kimike ku shpërthyen bombola me gas Kasem Xhani 21 vjeç, Ferit Meshi 30 vjeç, Leonard Shehu 37 vjeç, Harun Zeqiri, 44 vjeç dhe Erjon Nezha 29 vjeç.

Aksidenti i rëndë në Paderno Dugnano të provincës së Milanos, ku shpërthimi në një ndërmarrje kimike ka shkaktuar plagosjen e shtatë punëtorëve, prej të cilëve pesë shqiptarë: Kasem Xhani 21 vjeç, Ferit Meshi 30 vjeç, Leonard Shehu 37 vjeç, Harun Zeqiri, 44 vjeç dhe Erjon Nezha 29 vjeç. Dy italianët, që të dy të shtruar në gjendje të rëndë në spital janë Salvatore Catalano, 55 vjeç, dhe Sergio Scapolan, 63 anni.

Sot, gjendja shëndetësore më kritike është ajo e 37-vjeçarit Leonard Shehu dhe e 55-vjeçarit Salvatore Catalano që kanë djegie të gradës së tretë në thuajse të gjithë trupin. Të shtruar në spitalin Niguarda të Milanos, po kalojnë ditë të vështira agonie. Mjekët nuk dinë ç-të thonë, po bëjnë të pamundurën por shpresat për ta janë të pakta. “Nga katër të shtruarit këtu – thotë mjeku – Leonardi dhe Salvatore janë në gjendje shumë të rëndë. Në raste të tilla është vështirë të parashikohet ç-mund të ndodhë, por mundësitë për mbijetesë nuk janë të shumta”.

Në gjendje të rëndë ndodhet edhe 44-vjeçari Harun Zeqiri që është dërguar në Torino. Ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale. Edhe 29 vjeçari Erjon Nezha është në gjendje të rëndë, ka djegie të shkallës së dytë mbi 45% të trupit. Janë në gjendje më të mirë Ferik Meshi, 30 vjeç, dhe Kasem Xhani, më i riu ndër të plagosurit, vetëm 21 vjeç.

Lexo edhe: Ferri i Padernos, Konsulli i Milanos pranë të plagosurve dhe famijarëve

 

Të huajt në burgje: 60% është ende në pritje të gjykimit

Ferri i Padernos, Konsulli i Milanos pranë të plagosurve dhe famijarëve