in

Ascoli. Vret veten në burg sipërmarrësi që vrau dy punëtorët kosovarë

Gianluca Ciferri, 48 vjeç, është gjetur i varur në qeli

Romë, 20 tetor 2014 – Është vetëvrarë në qeli Gianluca Ciferri, sipërmarrësi 48 vjeç nga Fermo që më 15 shtator vrau dy ish punëtorët e tij Nexhmedin Mustafa 38 vjeç dhe Valdet Avdyli 26 vjeç që i kërkonin t’u paguante rroga të prapambetura për një shumë që shkonte në rreth 20 mijë euro.

Sipas lajmeve të para duket se Ciferri ka varur veten me çarçafë të lidhur në hekurat e dritares së banjës gjatë natës. Trupin e tij të pajetë e ka gjetur rreth orës 4 të mëngjesit i burgosuri që rrinte në të njëjtën qeli me të. Flitet se ka lënë edhe një letër. Ciferri lë të shoqen e tre fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë të Ascolit ku Ciferri ishte dërguar dy javë më parë nga burgu i Fermos ku ishte mbajtur nën kontroll 24 orë në ditë nga frika mos ndonjë i burgosur shqiptar apo kosovar hakmerrej. Gjithsesi familjarët e Mustafës dhe Avdylit kishin pohuar gjithnjë se donin vetëm drejtësi për familjarët e vrarë dhe që e vërteta të dilte në shesh.

Lexo edhe:
Nuk po u mjafton djersa, duan edhe gjakun tonë!
Fermo. Kortezh në kujtim të kosovarëve të vrarë nga punëdhënësi
Fermo. Ndihmoni familjet kosovare Mustafa dhe Avdyli 
Kosovarët e vrarë nga punëdhënësi. Cgil: “Prej kohësh kërkonin rrogat e disa muajve” 

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

“Ubi Siptara” dhe UEFA që nuk e ka dëgjuar

Premio Anna Cenerini Bova. 15 dicembre, il termine per presentare le candidature per il giovane dell’anno