in

Serbi-Shqipëri. Më 2 dhjetor vendimi Apelit në UEFA

FShF shpreson që në Apel të merren parasysh argumentet shqiptare e vendimi të ndryshojë në favor të kuqezinjve

Tiranë, 11 nëntor 2014 – 2 dhjetori do të jetë një datë tjetër vendimi për UEFA-n lidhur me takimin e ndërprerë në mes Serbisë dhe Shqipërisë, të luajtur në Beogradë më 14 tetor 2014.

Burime nga Federata Shqiptare e Futbollit bëjnë të ditur se UEFA ka dërguar një letër zyrtare ku sqaron se më 2 dhjetor jepet vendimi i Apelit për ndeshjen të zhvilluar më 14 tetor në stadiumin “Partizani” të Beogradit e të ndërprerë në minutën e 41 të ndeshjes

Të premten e kaluar UEFA dërgoi në FSHF, vendimin e argumentuar të Komisionit të Disiplinës për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Sipas këtij vendimi, refuzimi i lojtarëve tanë për të vazhduar ndeshjes pas dhunës së ushtruar nga tifozët serbë që u futën në fushë, është cilësuar si shkaku i humbjes në tavolinë. Përsa i përket gjobës 100 mijë euroshe, mësohet se është vendosur për shkak të dronit me banderolën që trazoi situatën në stadiumin e Beogradit.

Avokati Envi Hicka si përfaqësues i studios ligjore “Hajdari-Haxhiaj” që mbron FShGF-në u shpreh javën e kaluar se shpresonte shumë, që në Apel, argumentet të dëgjoheshin dhe vendimi të ndryshojë në favorin e tyre. “E gjithë përgjegjësia për organizimin e ndeshjes, i takon vendasve dhe ne kemi faktuar një seri shkeljesh, qe e bënin te pamundur vazhdimin e saj” – deklaroi ndër të tjera ai.

Il pugno verbale di Rama

Guximshëm dhe dinjitetshëm