in

Savona. Vjedhje në banesa e aktivitete tregtare, arrestohen 5 të rinj shqiptarë

Përfundojnë në burg Behar Kaleci, 23 vjeç, Aldor Ceka, 28, Drilon Leci, 22, Benart Cakoni, 26 e Florian Toci, 22 vjeç. Karabinierët i akuzojnë për disa vjedhje të kryera në shtator e tetor në komuna të ndryshme të provincës

Romë, 24 nëntor 2014 – Karabinierët e Savonës kanë arrestuar së fundi 5 të rinj shqiptarë, tre më 20 tetor e dy javën e shkuar, që akuzohen të kenë kryer të paktën tetë vjedhje në periudhën shtator-tetor në banesa, bar e hotele në komunat Finale Ligure, Varazze, Celle Ligure, Quiliano Altare e Val Bormida të provincës. Të arrestuarit janë Drilon Leci dhe Benart Cakoni, nga 22 vjeç, Behar Kaleci, 23 vjeç,Benart Cakoni, 26, dhe Aldor Ceka, 28, që të gjithë me precedentë penalë.

Hetimet kanë nisur në shtator, falë zbulimit të rastësishëm në një makinë të dyshimtë të një leve e disa mjeteve të tjera që përdoren për shpërthimin e dyerve. Gjatë hetimeve, karrabinierët kanë arritur të rekuperojnë edhe një pjesë të mirë të gjërave të vjedhura si bizhuteri e ora dore, celularë, kompjuter etj.

Sipas karabinierëve, banda e hajdutëve vepronte në mbrëmje apo natën, edhe në prani të të zotëve të shtëpisë, kur ishte fjala për banesat. Natën në të gdhirë 4 tetor, pasi kishin kryer katër vjedhje, ishin pikasur nga forcat e rendit teksa largoheshin me një makinë të vjedhur, por kishin mundur t’i shpëtonin arrestimit me një manovër të rrezikshme gjatë të cilës kishin shtypur një karabinier.

Apeli shpall të pafajshëm 6 shqiptarë e u ul dënimin dy të tjerëve. Ishin dënuar për trafikim vajzash

Nicole Kidman, në përurimin e kanalit Agon Channel Italia