in

Pistoia, çmim paqeje për presidentin Bamir Topi

Në ditën e 28-të Ndërkombëtare të Paqes, Kulturës dhe Solidaritetit me 21 nëntor 2010 do të nderohet me Çmimin e Paqes Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Ceremonia është organizuar nga Qendra e studimeve “Giuseppe Donati”, nën patronazhin e institucioneve shtetërore të Pistoias

Do të jenë gjithashtu të pranishëm zëvendës presidenti i senatit Vannino Chiti, ambasadori  i Republikës së Shqipërisë në Itali, Llesh Kola, ambasadori i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Rrok Logu. Nga viti 1984 Pistoia ka promovuar një mesazh të fortë për angazhimin për paqe duke ftuar udhëheqësit e kohës që kanë bërë të vetin këtë mesazh, duke e amplifikuar. “Dëshira për paqe shprehet në angazhimit për të promovuar këtë fjalë kyçe në mëndje dhe zemrat e qeveritarëve”- shprehet Presidenti i Qendrës Giancarlo Niccolai.

Këtë vit “Çmimi” identifikohet në një skulpturë të artistit Valerio Gelli, e quajtur “Lexuesja”, që paraqet një vajzë-profete, duke i lexuar fatin  dhe të ardhmen “atyre që vetëm arti, kultura dhe mesazhi i paqes mund t’i shpërblejë”. Përveç veprës së artit, do t’i dhurohet institucioneve shqiptare flamuri evropian nga dy të rinj shqiptarë banues në Pistoia, si shenjë urimi për rrugën që Shqipëria ka marrë drejt Evropës.

Poetit shqiptar që banon në Pistoia Çezarin Toma do t’i jepet “çmimi Special Ndërkombëtar Giorgio La Pira për prozën dhe poezinë”, për poezinë “Noi”.

Komisioni i Qendrës motivon zgjedhjen e Bamir Topit si figurë e rëndësishme ndërkombëtare, dhe përfaqësues i Shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Ndër shkaqet, kujtohen “reformat sociale të gjera dhe rrënjësore të promovuara gjatë karrierës së tij, forcimi i demokracisë dhe kontributi për ekzistencën e lirë të përbashkët ndaj grupeve etnike në vend, inkurajimi për përfshirjen e Shqipërisë në caqe të bashkësisë ndërkombëtare, dhe ndërtimi i miqësisë të marrëdhënieve ekonomike dhe sociale me Italinë”. Gjithashtu, Shqipëria dhe Italia kanë marrëdhëniet të lidhura në thelb në aspektin institucional, shoqërinë politike, ekonomike dhe civile, si dhe prania e gjerë e komuniteteve shqiptare në Itali, dhe prezenca dinamike e italianëve në territorin e Shqipërisë motivon evenimente të tilla.

Të tjerë me origjinë shqiptare fitues të këtij çmimi që kanë lënë gjurmë në skenën ndërkombëtare kanë qenë Nënë Tereza në vitin 1995 dhe Ibrahim Rugova në  vitin 1999. Gjithashtu dhe personazhe të angazhuara në sferën sociale, politike, humanitare dhe të kulturës ndërkombëtare kanë qenë Enzo Biagi (1988), Abbé Pierre (1996), Shimon Perez (1997), si dhe Rita Levi Montalcini, Giulio Andreotti, Oscar Luigi Scalfaro. Por dhe esponente të kinomatografisë dhe kulturës italiane si Alberto Sordi (2000) dhe Sandra Mondaini (2002). Nuk kanë muguar dhe komunitet ndërkombëtare si fitues të çmimit, si Drejtori i Përgjithshëm i FAO-s, Komisioneri i Lartë për Refugjatët, Presidenti ndërkombëtar i UNICEF-it, persona që kanë luftuar terrorizmin dhe mafien, dhe në 1998 i është dhënë dhe Presidentit të Republikës së Hungarisë, Arpad Goncz.

Kjo është dhe njohje e rëndësishme për komunitetin shqiptar të Pistoia që numëron si provincë më shumë se 10 mijë vetë, por dhe për të gjithë shqiptarët, duke u dhënë kredibilitet jo vetëm atyre, por dhe një klase politike vazhdimisht e kritikuar në gjithë këto vite. Me çmime të tilla fiton dinjitet mbi të gjitha populli shqiptare duke zhdukur atë ndjesinë e inferioritet që shumica e mendojnë të gjallë në psikologjinë kolektive. Sidomos tani, “Çmimi” konsolidon imazhin e ri e emigrantëve që tashmë kanë krijuar rrethanat e duhura për të jetuar larg nga mjegulla gri e paragjykimeve dhe konotacione negative.  Pra “Momenti është Historik! Shqipëria po forcon rolin e saj në skenën ndërkombëtare (kujtojmë përfshirjen në NATO, liberalizimi e vizave, proceset institucionale për rinovim, rritjen ekonomike dhe vlerësimet e rëndësishme siç janë ato të Lonely Planet). Nderimi i përfaqësuesve të shtetit Shqiptare, në të njëjtin nivel i personave të përmendur më sipër është shembull konkret për të na uruar për punën e bërë. Padyshim rruga është më e gjatë sesa arritja. Por faktet na mësojnë që jemi vendosur në binaret e duhura që kanë vetëm një drejtim, Evropën dhe zhvillimin. Duke lënë pas çdo analizë polemike mbi rrethanat ose kritikat, le të marrim homazhin që na takon dhe të shpejtojmë punët për të ardhmen!

Afërdita Shani, Firence

Alban Skënderaj: “Ndonjëherë kthehem”

Shtetësia. Fini “Italianë pas një cikli shkollor”