in

Arrestohet Bledar Pajana, “mbreti i kokainës” në Evropë

Kontrollonte një trafik kokaine prej 100 milionë eurosh në vit. Pas arrestimit në Bergamo të “kolegëve” të tij, ishte zhdukur në Belgjikë e më pas në Holandë. I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet nga policia holandeze në aeroportin e Eindovhen-it.

Romë, 19 dhjetor 2014 – E thërrisnin “Messi i Shqipërisë” ndoshta për ngjashmërinë me futbollistin argjentinas, apo për aftësinë e tij në driblimin e kontrolleve të policisë. Nuk është fjala për një futbollist kuqezi, por për një trafikant të shumëkërkuar në Itali e mbarë Evropën, të arrestuar më në fund në një aeroport të Holandës.

Quhet Bledar Pajana e konsiderohet një ndër narkotrafikantët më të mëdhenj në Evropë me bazë në Brescia.

Administronte trafikun e kokainës që vinte nga Amerika e Jugut, e që nga Lisbona dhe Madridi mbërrinte në Veri të Italisë. E është fjala për 200 kg kokainë në muaj, për një xhiro prej 100 milionë eurosh në vit.

Pajana ishte arratisur nga Italia në tetor kur dy nga njerëzit e tij më të besuar u arrestuan në provincën e Bergamos me rreth 20 kg kokainë.

Ka shkuar fillimisht në Belgjikë e më pas në Holandë, ku për shkak të jetës që bënte – shpenzime të larta e bixhoz – është pikasur nga policia që ish vënë në kërkim të tij. U ndalua pranë aeroportit të Eindhoven-it në Holandë, teksa po shoqëronte një person që do të merrte avionin për në Itali.

 

Ambasada e SHBA-së: Viza trevjeçare për studime, turizëm dhe biznes

Pasaportat biometrike në konsullata. Nga 1 janari, çmimi 130 euro