in

Shtetësia. Fini “Italianë pas një cikli shkollor”

“Kam shumë dyshime mbi ius soli. Në gjirin e shumicës çështjet e emigracionit përdoren për qëllime propagandistike”

“Kam shumë dyshime për futjen në legjislacionin tonë të “ius soli” (e drejta e vendit) sepse shumë vende që kanë këtë lloj legjislacioni po përballen me shumë probleme. Propozimi im është që në fund të një cikli shkollor, ata adoleshentë që jetojnë në Itali sepse kanë këtu familjet, të kenë të drejtën të bëhen shtetas italianë pa pritur moshën 18-vjeçare”.

Kështu u shpreh lideri i Fli Gianfranco Fini gjatë një interviste dhënë Stranieri in Italia për Babel tv, që transmetohet në kanalin 141 të Sky dhe që mund të ndiqni të enjten, ditën dedikuar komunitetit shqiptar.

Fini foli dhe mbi polemikave e ditëve të kaluara pas votimit të Fli bashkë më opozitën të një amendamenti mbi traktatin Itali-Libi, votim që u humb nga qeveria. Kryetari i Dhomës së Deputetëve vë në dukje “Më vjen keq që ndokush nga shumica e qeverisë ka menduar se meqenëse aprovuam një amendament që angazhon Libinë të hapë në Tripoli një zyrë për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve dhe të refugjatëve politikë, ne duam që sjellim barkat me klandestinë”.

Një mënyrë kaq propagandistike në trajtimin e politikave të emigracionit, përfundoi Fini, nuk nderon një pjesë të politikës italiane.

Pistoia, çmim paqeje për presidentin Bamir Topi

Maroni: “Jo të drejtës së votës për imigrantët!”