in

Karta e qëndrimit. Duhet paraqitur certifikatë penale italiane apo e vendlindjes?

Dua të paraqes kërkesën për lejeqëndrim BE për qëndruesit afatgjatë. Mes kërkesave është edhe paraqitja e certifikaës së kartotekës gjyqësore ajo e çështjeve penale të hapura. Ku t’i kërkon këto dokumente, në vendlindje apo në Itali?

Romë, 28 janar 2015 – Për të kërkuar lejen e qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë, aplikuesi duhet të dëshmojë që nuk ka e nuk ka pasur probleme gjyqësore në Itali.

Në fakt, çastin e nisjes së kompletit të formularëve me postë, për kërkesën e këtij lloji lejeqëndrimi duhet bashkangjitur fotokopja e certifikaës së kartotekës gjyqësore dhe e çështjeve penale të hapura, ndërsa origjinalët do t dorëzohen drejtpërdrejt në kuesturë kur i interesuari të thirret për dhënien e shenjave të gishtërinjve.

Pra këto certifikata kërkohen në Itali, në Prokurorinë kompetente sipas zonës  së rezidencës së kërkuesit. Për kërkesën e certifikatave, i interesuari duhet të përpilojë një formular të posaçëm. Kërkesa mund të paraqitet drejtpërdrejt nga i interesuari ose nga dikush tjetër të cilit i bëhet prokurë.

Nëse kërkesa paraqitet nga i interesuari, ky nuk duhet të përpilojë formularë të tjerë, por duhet vetëm të paraqitet në zyrat e Prokurorisë, në ditët e oraret e parashikuara, me një dokument të vlefshëm identiteti (pasaportë apo leje qëndrimi).

Nëse i interesuari nuk mund të paraqitet personalisht, certifikatat mund të kërkohen nga një person i deleguar me kusht që kërkesës t’i bashkangjitet edhe modeli i përpiluar i prokurës, kopje e dokumenteve të vlefshme të identitetit të kërkuesit dhe të të deleguarit. Nëse i deleguari është shtetas jokomunitar, mund të bashkangjitet si dokument identiteti pasaporta ose leja e qëndrimit (natyrisht të paskaduara).

Kostot për lëshimin e secilës prej këtyre certifikatave janë:

3,68 € për nxjerrjen e certifikatës,
16,00 € për pullë-taksë.

Nëse kërkohet lëshimi me urgjencë i certifikatës, pra brenda ditës, duhet paguar edhe një tjetër pullë-taksë mme vlerë 3,68 € për urgjencën.

Së fundi, është mirë të mbahet parasysh që tani për tani nuk është e mundur të vetëdeklarohen as certifikata e kartotekës gjyqësore, as ajo e çështjeve penale të hapura, e kjo sipas dekretit legjislativ nr. 119/2014.

Shkarko formularët e nevojshëm për të kërkuar këto certifikata

Kërkesa në kartotekën gjyqësore
Modeli i prokurës

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Gli immigrati, un tesoro per l’Italia: 123 miliardi di euro l’anno, l’8,8% del Pil

Bashkimi familjar. Kush është dëbuar mund të kthehet në Itali?