in

Edhe të huajt mund të bëhen mësues zëvendësues në shkollat italiane

Ministria e Arsimit rihap konkurrimin dhe rishikon renditjen. Kërkesat mund të nisen nga 30 prilli.
Konkursi i rezervuar vetëm italianëve dhe shtetasve të BE-së ishte diskriminues

Romë, 27 prill 2015 – “Mësuesit në dispozicion të shkollave italiane nuk mund të jenë të huaj!”. Diskriminim. Ja pse shumë shpejt mësuesit jokomunitarë, padrejtësisht të përjashtuar, mund të kërkojnë të japin mësim.

Gjithçka nisi majin e vitit të shkuar, kur ministria e Arsimit nxori një dekret (DM 353/2014) për krijimin e renditjeve për mësuesit në dispozicion, ose mësuesit zëvendësues. Mes kritereve të pranimit u fut edhe “shtetësia italiane” apo e “një vendi anëtar të BE-së”. E vetmja renditje në të cilën pranoheshin të huajt ishte ajo e “mësimdhënies së bashkëbisedimit në gjuhë të huaj”, e sidoqoftë do të kishte më pak pikë se italianët e komunitarët.

Por Asgi, Avvocati per Niente dhe sindikata Cub paraqitën ankesë që u pranua në fillim të marsit nga gjykata e Milanos. Gjykatësi tha që ai konkurs ishte diskriminues dhe urdhëroi ministrinë ta ribënte, duke pranuar edhe kërkesat e të huajve për të cilët ligji parashikon pjesëmarrjen në konkurset bulkike: qëndruesit afatgjatë (të gjithë ata që kanë kartën e qëndrimit); familjarët e qytetarëve italianë dhe komunitarë; refugjatët politikë; titullarët e mbrojtjes humanitare; punonjësve me kualifikim të lartë titullarë të “kartës blu”. Mësuesit e huaj të “bashkëbisedimit në gjuhë të huaj”, lexohet akoma në sentencë, nuk duhet të pësojnë penalizime.

Më në fund ministria e Arsimit merr masa e i përshtatet ligjit.

Nga 30 prilli deri më 29 maj 2015, shpjegon një komunikatë e pak ditëve më parë drejtuar të gjitha zyrave shkollore krahinore, mësuesit zëvendësues që hyjnë në kategoritë e mësipërme, natyrisht që përmbushin kriteret e parashikuara nga dekreti, mund të paraqesin kërkesë pranë shkollës së zgjedhur, me postë rekomandé, dorazi apo me postë elektronike të certifikuar. Kërkesat e paraqitura më parë e të hedhura poshtë padrejtësisht do të rimerren në konsideratë.

Kështu që do të jetë e nevojshme të rishkruhen renditjet e mësuesve në dispozicion, të vlefshme deri në vitin 2017. Punë e re për shkollat e ndoshta të papritura të hidhura për ndonjë mësues zëvendësues italian që do të kapërcehet nga një i konkurrues i ri. Ndërlikime që ministria e Arsimit mund të kishte shmangur nëse do të kishte studiuar pak më mirë ligjin. Stranieriinitalia.it 

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Flukset. Ja si konvertohet lejeqëndrimi nga punë sezonale në të varur

Ambasadori suedez në Kukës: “Fluksi i azilkërkuesve, shqetësues”