in

Flukset. Italia u hap dyert 13 mijë punonjësve sezonalë. Ja dekreti

Pritet vetëm botimi në Gazetën Zyrtare. Mes atyre që mund të vijnë në Itali për punë sezonale, si çdo vit, edhe shqiptarë, kosovarë, maqedonas, malazezë. Nga 5 maji përgatiten kërkesat

Romë, 30 prill 2015 – Italia po u hap më në fund dyert punonjësve sezonalë jokomunitarë, krahë punë vërtet për periudha të shkurtra por të domosdoshëm për bujqësinë apo për sektorin e turizmit e hotelerisë.

Dekreti i flukseve që autorizon 13 mijë hyrje të reja është regjistruar javën e shkuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe së shpejti do të botohet në Gazetën Zyrtare. Ja teksti i nënshkruar më 2 prill nga nënsekretari i Keyëministrisë, Graziano Delrio.

Vetëm pas botimit të dekretit në Gazetën Zyrtare ndërmarrjet do të mund të nisin kërkesat për të sjellë në Itali dhe punësuar punonjësit. Ndërkaq, mund të nisin përgatitjet: nga e marta 5 maj do të jetë e mundur të regjistrohen në faqet internet të ministrisë së Brendshme, të përpilojnë kërkesat dhe t’i ruajnë ato në pritje të çastit kur do të mund t’i nisin.

Dekreti u hap dyert punonjësve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria,  Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia. Pavarësisht nga Vendlindja, do të pranohen edhe punonjës që kanë qenë në Itali vitet e fundit.

Për më tepër, 1.500 kuota të këtij dekreti u rezervohen punonjësve që kanë qenë këtu si sezonalë për dy vjet rresht e për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare, në mënyrë që vitet e ardhshme të mund t’i sjellin sërish ata në Itali pa pritur shpalljen e dekretit të flukseve.

Si çdo vit, 13 mijë kuotat shpejt do të shpërndahen mes provincave sipas nevojës së tyre. Ndërkaq, ministria e Brendshme dhe  ajo e Punës kanë shpërndarë një qarkore të përbashkët në të cilën ilustrojnë përmbajtjen e dekretit dhe shpjegojnë procedurën për prezantimin e shqyrtimin e kërkesave.

Shkarko:
DPCM  2 aprile 2015 “Programmazione transitoria dei flussi d’ingresso dei lavoratori non comunitari per lavoro stagionale nel territorio dello Stato per l’anno 2015” 
La circolare congiunta Interno-Lavoro 

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

“Ju lutem, mos u nisni, do vdisni…” Letra e vogëlushes që u shpëtoi dallgëve

Çeku familjar imigrantëve edhe për familjarët që jetojnë në atdhe