in

Çeku familjar imigrantëve edhe për familjarët që jetojnë në atdhe

Gjykatësi: “Kush ka kartën e qëndrimit ka të njëjtat të drejta të italianëve”. INPS-i dënohet për diskriminim

Romë, 30 prill 2015 – Mjaft më diskriminime me çeqet sociale. Punonjësit e huaj me kartë qëndrimi mund ta kërkojnë edhe për bashkëshortët dhe bijtë në ngarkim që jetojnë jashtë Italisë.

Edhe këtë radhë është një gjyqtar që sqaron, duke kujtuar që përsa u përket shërbimeve sociale shtetasit jokomunitarë “me qëndrim afatgjatë” kanë të njëjtat të drejta të italianëve dhe të qytetarëve të BE-së. Këtë thonë normat evropiane që vlejnë mbi ato kombëtare kur këto të fundit thonë të kundërtën.

Gjithçka nisi me padinë për diskriminim të paraqitur në Brescia nga gjashtë punonjës të huaj kundër INPS-it, që i kishte detyruar të kthenin çeqet e përfituara për familjarët që nuk jetonin në Itali. Kjo në bazë të ligjit të mëse një çerek shekulli më parë (nr. 153/1988), kur Italia akoma nuk ishte një vend imigrimi, ligj sipas të cilit “nuk bëjnë pjesë në bërthamën familjare bashkëshori, bijtë e qytetarit të huaj që nuk banojnë në territorin italian”.

Gjykatësi, siç kërkonin gjashtë punonjësit, i ka dhënë përparësi direktivës evropiane 2003/109/BE sipas së cilës “qëndruesi afatgjatë bëzon të njëjtin trajtim të qytetarit të vendit për sa u përket (…) shërbimeve sociale, asistencës sociale dhe mbrojtjes sociale sipas legjislacionit social”. Italia e ka transpozuar atë direktivë, pa parashikuar shprehimisht asnjë përjashtim lidhur me çeqet sociale.

Kështu ankesa është pranuar: “Inps – ka shkruar gjykatësja Laura Corazza në urdhëresë – ka mbajtur qëndrim diskriminues, duke penalizuar punonjësit vetëm pse janë të huaj”. Për këtë arsye institute i sigurimeve shoqërore është dënuar: jo vetëm duhet t’u kthejë gjashtë punonjësve çeqet familjare por edhe t’i japë “publicitet të përshtashëm” vendimit të gjykatës, duke e botuar atë në faqet e veta internet. Do të mjaftojë ky mësim, apo punonjës të tjerë do të duhet t’i drejtohen gjykatës për të siguruar respektimin e të drejtave të tyre?

Lexo urdhëresën e Gjykatës së Brescias në portalin e INPS-it që është detyruar ta botojë atë

Stranieriinitalia.it/Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Flukset. Italia u hap dyert 13 mijë punonjësve sezonalë. Ja dekreti

“Ushqimi ynë, historia jonë, misteri ynë”. Shqipëria në Expo Milano 2015