Nuk ka burg për gruan që në mars 2014 theri të bijat. Për gjykatësit është e paaftë të gjykojë
Edlira Bodrushi, 38vjeçarja që marsin e vitit të shkuar tronditi Italinë me vrasjen e tre vajzave të saj, nuk dënohet me burg sepse për gjykatën ajo është “e paaftë për të gjykuar”. Edhe pse u akuzua për vrasje të trefishtë në rrethanat rënduese të lidhjes së gjakut, gjykata vendosi që ajo të mos dënohet për këtë gjë, por të mbahet për dhjetë vjet në një strukturë psikiatrike.
Në njëfarë mënyre, ky vendim pritej që në tetor 2014, kur mjekët psikiatër e thirrur nga gjykata deklaruan paaftësinë e saj mendore. Sipas analizës së tyre psikiatrike “dhuna e jashtëzakonshme dhe e pajustifikuar mbi vajzat e veta ishte pasojë e problemit të saj mendor, ndoshta një psikozë paranoide, gjendje e rënduar me ndarjen nga i shoqi por e pakuruar ndonjëherë”. Për këtë arsye, u shprehën mjkët, ajo nuk mund të gjykohet penalisht e nuk mund të dënohet me burg por duhet të mbahet e mbyllur në një strukturë mjekësore të kontrolluar.
Mëngjesin e 9 marsit 2014, në shtëpinë e saj në Lecco, Edlira Dobrushi vrau me thikë tri vajzat e veta, Simonën 13 vjeç, Keisin 10 dhe Sidnin 4 vjeç. Provoi më pas të vriste edhe veten por u shpëtua nga fqinjët që thirrën karabinierët e ndihmën e shpejtë.
Karabinierët që shkuan në vendngjarje gjetën një situatë të tmerrshme: në krevatin bashkëshortor në një pellg me gjak ishin tri vajzat e pajeta, të qëlluara nga shumë herë me thikë, në shkallët e pallatit nënën e tyre në gjendje konfuzionale të mbuluar në gjak. Ua pranoi menjëherë vrasjen e tmerrshme: “E bëra unë. Isha e dëshpëruar”.
Lexo edhe:
Lecco. Edlira Dobrushi që theri tri vajzat e saj nuk do të dënohet
Tragjedi familjare në Lecco. Nëna vret me thikë tre vajzat e saj
Motrat e vrara nga e ëma. Autopsia: janë qëlluar me thikë nga 30 herë secila
Qyteti u jep lamtumirën tri vajzave të vrara nga nëna