Tetë nga të arrestuarit janë shqiptarë
Romë, 5 gusht 2015 – Karabinierët e Genovas kanë arrestuar mëngjesin e sotëm 9 persona, nga këta 8 janë shqiptarë, të gjithë anëtarë të një bande kriminale e specializuar në vjedhje shtëpish. nën akuzë janë edhe pesë të tjerë të cilëve nuk u janë vënë hekurat.
Nga hetimet ka dalë se ata janë autorë të të paktën 85 vjedhjeve të kryera në Piemonte, në provincën e Savonës dhe të Genovës vetëm gjatë periudhës nga shtatori 2014 deri në prill 2015.
Për të gjithë akuza është bahkëpunimi në vjedhje të vazhdueshme në rrethana rënduese. Karabinierët akoma nuk kanë bërë të ditur emrat e të arrestuarve.