in

Austri. Kamion plot me refugjatë të vdekur braktiset në autostradë

Dhjetëra trupa në dekompozim, të ngjeshur njëri pas tjetrit në kamionin frigorifer. Asnjë gjurmë e shoferit të kamionit. Qeveria austriake: “Trafikantët janë kriminelë”

Vienë, 27 gusht 2015 – dhjetëra persona janë gjetur të vdekur mëngjesine sotëm në një kamion frigorifer i ndalur përgjatë autostradës A4 austriake në jug të kryeqytetit.

Thuajse e sigurtë që bëhet fjalë për refugjatë, dhe sipas policisë duhet të kenë arritur në Austri nga Hungaria.

Akoma nuk jepet i saktë numri i viktimave, pasi trupate tyre janë janë pjesërisht të dekompozuar, por gjithnjë sipas burimeve të policisë, dyshohet të jenë nga 20 deri në 50 persona.

Tragjedia duhet të ketë ndodhur ditë më parë, e një nga hipotezat është që personat kanë vdekur nga asfiksia gjatë udhëtimit, por vetëm autopsia mund të zbardhë ç’ka ndodhur në të vërtetë. Kamioni, që normalisht përdoret për transport mishi pule, është gjetur i braktisur në autostradë dhe shoferi është zhdukur pa lënë gjurmë. Është shpallur në kërkim për të mësuar më shumë rreth viktimave, dinamikës së ngjarjes dhe përfshirjes së tij në këtë masakër.

“Sot është një ditë e zezë. Mendimi ynë u shkon viktimave, familjeve të tyre, miqve të tyre. Trafikantët janë kriminelë, nuk mund të mendohet më që janë persona që u japing një dorë migrantëve” komentoi ministrja e Brendshme e Austrisë Johanna Mikl-Leitner.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Arsyet e largimit të shqiptarëve që kryeministri e qeveria nuk shohin

Rezidenca. Duhet shkuar në Komunë pas çdo përtëritjeje të lejeqëndrimit