in

Plehrat e Napolit, sëmundje kronike e pashërueshme

Mijëra tonë plehra të grumbulluara rrugëve dhe frika e përhapjes së epidemive. Në Napoli dhe provincë nuk arrihet të hiqen plehrat e përditshme të popullsisë.

Një emergjencë që përsëritet periodikisht prej thuajse 15 vjetësh, gjatë të cilëve, me qeveri të ndryshme, janë alternuar një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme e të kushtueshme që nuk kanë rezultuar efikase.

Për më tepër interesat e lartë ekonomikë kanë tërhequr kriminalitetin e organizuar që shpesh ka arritur të infiltrohet në administrimin e emergjencës, edhe duke përdorur qendrat e mbledhjes së plehrave urbane për të vënë ilegalisht mbetje toksike.

Plani i fundit, i aprovuar nga qeveria Berluskoni në 2008-tën, parashikonte vënien në funksionim të 4 impianteve për  djegien e mbeturinave,  hapjen e 10 qendra grumbullimi të reja plehrash dhe 50% të mbledhjes së diferencuar. Objektiva që mbeten ende larg, me mbledhjen e diferencuar që është nën 20%, vetëm një impiant djegieje në funksion dhe hapjen e qendrave të grumbullimit të ngadalësuar apo të bllokuar nga protestat e banorëve të zonave të zgjedhura për këto qendra.

Mjeku akuzohet për favorizim, pse nxjerr nga spitali klandestinin

As rroga e trembëdhjetë nuk ndihmon për rritjen e konsumit