in

Vepra penale e klandestinitetit. Lega provon ta risjellë në fuqi, nuk ia arrin

Dhoma e deputetëve hedh poshtë amendamendin legist për të risjellë në fuqi veprën penale të klandestinitetit. Fedriga: “Mazhoranca është në favor të klandestinëve, bashkëfajtore e pushtimit”

Romë, 17 shtator 2015 – Lega nuk dorëzohet. Kush hyn e qëndron në Itali në mënyrë të parregullt duhet të konsiderohet kriminal.

Krimi i klandestinitetit, teknikisht, ekziston akoma. Në prill 2014 parlamenti vendosi ta heqë por akoma mungon dekreti i qeverisë që të zbatojë këtë vendim. Ndërkaq, partia e Matteo Salvinit përpiqet t’i kthejë gjërat mbrapsht.

E bëri ditët e fundit me një amendamend në projektin e dekretligjit të reformës penale, që po shqyrtohet në Dhomën e Deputetëve. Praktikisht parashikonte rifutjen e krimit të klandestinit. Amendamendi legist u votua dje, por nuk kaloi: mori 361 vota kundër dhe 48 në favor.

“Mazhoranca pro-klandestinë shpëton edhe një herë imigrantët e parregullt” komentoi kryetari i grupit të deputetëve legistë, Massimiliano Fedriga. “Direktiva evropiane mbi riatdhesimet e vitit 2008 përcakton që të ketë një vepër penale specifike për të bërë dëbimet. Nëse nuk ka vepër penale, nuk ka dëbime. Pra, kushdo që ka votuar kundër amendamendit tonë i do klandestinët në shtëpi dhe është bashkëfajtor e përgjegjës për pushtimin”.

 

Rama për Corriere: “Evropa në krizë për refugjatët? Shqipëria e varfër e 1999-tës priti 500 mijë kosovarë”

Kam lejeqëndrim për pritje punësimi. Mund të punoj në një tjetër Vend Evropian?