in

Romë. Arrestohet Antonio Muho, në kërkim ndërkombëtar për trafikim lëndësh narkotike

Në nëntor 2012, bashkë me katër të tjerë, po tentonte të sillte përmes detit në Itali, 1 ton e 125 kg marihuanë. Sipas një vendimi përfundimtar të organeve të drejtësisë shqiptare, Muho duhet të bëjë rreth shtatë vjet burg

Antonio Muho. Foto Interpol Tirana
Romë, 28 shtator 2015 – Antonio Muho, 37-vjeçar nga Vlora, në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, është kapur të shtunën në Romë. Në pritje të praktikës për ekstradimin në Shqipëri, ai është mbyllur në burgun Rebibbia të kryeqytetit italian.

Më 8 korrik 2013, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka dënuar Antonio Muhon me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, vendim i lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, në prill 2015. Sipas vendimit të Gjykatës, Muho është fajtor për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, të kryer në bashkëpunim, të mbetur në tentativë.

Në fillim të nëntorit 2012, atij dhe katër të tjerëve u është gjetur e fshehur në një anije peshkimi plot 1 ton e 125 kg marihuanë dhe një kallashnikov. Droga vinte nga Lazarati e me anijen e peshkimit “Sirena di mare” do të sillej në Itali.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Puna në të zezë, në fuqi gjoba më të kripura: deri në 43 mijë € për punonjës

Refugjati sirian: “Polici shqiptar na mbajti në shtëpi, na mbathi e na ushqeu”