in

Refugjati sirian: “Polici shqiptar na mbajti në shtëpi, na mbathi e na ushqeu”

Muhammed, një prej mijëra refugjatëve sirianë që i janë drejtuar Evropës për t’i shpëtuar vdekjes, ka rrëfyer historinë e tij për Humans of New York. I  botuar edhe në rrjetin social Facebook, rrëfimi i tij po prek mijëra njerëz.
Në një fragment të historisë, Muhammed tregon edhe për tmerrin e përjetuar në Greqi e menjëherë më pas mikpritjen e zemërgjerësinë e një polici shqiptar.
Sjellim këtu këtë pjesë të rrëfimit, të përkthyer nga Arbresh.info:

“Ishulli në të cilin zbritëm quhej Samothrace. Ishim shumë mirënjohës që mbërritëm aty. Menduam që ishim të sigurt. Filluam të ecnim drejt rajonit të policisë për t’u regjistruar si refugjatë. Madje edhe i kërkuam një njeriu në rrugë të thërriste policinë për ne. U thashë refugjatëve të tjerë që të më lejonin mua të flisja përderisa flisja gjuhën angleze.

Papritur dy makina xhip policie erdhën me shpejtësi drejt nesh dhe frenuan ashpërsisht. Na trajtuan sikur të ishim vrasës dhe kishin kohë që po na kërkonin. Na drejtuan armët dhe bërtitën “Duart lart!”. U thashë: “Ju lutem, ne sapo iu shmangëm luftës. Nuk jemi kriminelë”. Ata thanë: “Qepe, malaka!”. Kurrë nuk do ta harroj këtë fjalë “malaka, malaka, malaka”.

Vetëm ashtu na thërrisnin. Na futën në burg. I kishim rrobat e lagura dhe dridheshim gjithë kohës. Nuk na zinte gjumi. Akoma e ndjej të ftohtin deri në palcë.

Për 3 ditë nuk kishim as bukë, as ujë. I thashë policit: “Nuk kemi nevojë për bukë, por të paktën na jep ujë, të lutem”.

Iu luta komandantit që të na jepte ujë. Përsëri u përgjigj: “Qepe malaka!”. Kurrë nuk do e harroj fytyrën e atij personi. Mes dhëmbëve të tij kishte një hapësirë, dhe sa herë që fliste, na pështynte.

Ai zgjodhi të shikonte 7 njerëz të vuanin nga etja për 3 ditë të tëra kur ne po i përgjëroheshim për ujë. Ne shpëtuam vetëm kur ata na vendosën në një anije dhe na dërguan drejt një kampi. Për 12 ditë ne qëndruam aty deri sa u nisëm për të ecur drejt veriut. Ecëm për 3 javë. Haja vetëm gjethe dhe asgjë më shumë, si kafshë. Pimë ujë nga ujërat e pista të lumenjve. Këmbët më ishin fryrë aq shumë saqë m’u desh të hiqja këpucët. Kur arritëm në kufi, një polic shqiptar na gjeti dhe na pyeti nëse ishim refugjatë.

Kur i treguam që po, ai tha se do na ndihmonte. Na tha të fshiheshim në pyll deri sa të errësohej.

Nuk i zija besë këtij njeriu, por nuk kisha fuqi të vrapoja. Kur u errësua, na futi të gjithëve në makinën e tij dhe na çoi në shtëpinë e tij dhe na la të qëndronim aty për një javë.

Na bleu rroba të reja. Na ushqeu çdo natë. Më tha: “Mos ki turp. Edhe unë kam përjetuar luftën. Tani ti je familja ime dhe shtëpia ime është edhe e jotja”.

 

“The island we landed on was called Samothrace. We were so thankful to be there. We thought we’d reached safety. We…

Posted by Humans of New York on Domenica 27 settembre 2015

Romë. Arrestohet Antonio Muho, në kërkim ndërkombëtar për trafikim lëndësh narkotike

Shtetësia italiane. Ja teksti i reformës që po shqyrtohet në Dhomën e Deputetëve