in

Rama për Corriere: “Evropa në krizë për refugjatët? Shqipëria e varfër e 1999-tës priti 500 mijë kosovarë”

Në një video intervistë dhënë “Corriere del Mezzogiorno”, Kryeministri Rama ka trajtuar temën e valëve të shumta të refugjatëve sirianë e irakenë, duke kujtuar ato të shqiptarëve: jo vetëm atë të fillimit të viteve ’90 nga Shqipëria drejt brigjeve italiane por edhe atë të gjysmë milioni kosovarësh që në vitin 1999 vërshuan në Shqipëri.
Të parin për të thënë që imigracioni është pasurim edhe për vendin pritës jo vetëm për atë të origjinës: Shqiptarët kontribuojnë sot në prodhimin e brendshëm bruto të Italisë, hapin aktivitete private, çka do të thotë që jo vetëm punojnë por edhe krijojnë vende pune.

Ndërsa hapjen e dyerve të Shqipërisë kosovarëve e përmendi për të provuar dy gjëra: nëse emergjencën humanitare do të kërkohet ndihma e Shqipërisë, kjo do të tërhiqet, i ka dhënë provat e “hapjes së kufijve”. Dhe së dyti për të thënë se kur ia doli mbanë në mikpritje një vend i vogël dhe i varfër, nuk ka si të mos ia dalë sot BE-ja. “Europa është projekti më i bukur i mendjes njerëzore, për të garantuar harmoninë mes popujve – është shprehur Rama – por shtetet anëtare janë kapur pas interesave të tyre kombëtare”,
Por veç fjalëve të bukura që u pëlqejnë të huajve të dëgjojnë, Rama nuk tha asgjë për faktin se pas sirianëve janë shqiptarët ata po shqetësojnë, e jo pak, me kërkesa azili vende si Gjermania.

 

Mbyllen 23 Sportele për Imigracionin, të huajt detyrohen të marrin rrugën

Vepra penale e klandestinitetit. Lega provon ta risjellë në fuqi, nuk ia arrin