Në vend që të filmonte, hyn në aksion kundër të dëshpëruarve që largoheshin nga një qendër pritjeje. Pushohet nga puna. Aktivistët sirianë njohin burrin e rrëzuar nga kameramania: “U largua nga urrejtja për të gjetur urrejtje”
Budapest, 10 shtator 2015 – Duhet të ishte aty për të bërë punën e vet: të filmonte refugjatët që largoheshin nga një qendër pritjeje hungareze në Roszke, në kufi me Serbinë. Por Petra Laszlo është përpjekur t’i pengojë, duke marrrë me shkelma një djalë e një vajzë e duke i nxjerrë qëllimisht këmbën për ta rreëzuar një baba me djalin në krah.
Por veprimet e kameramanes së televizionit lokal N1TV përfunduan në dy video të filmuara nga kolegë të tjerë të pranishëm në vendngjarje.
Videoja, këtu poshtë, nuk ka nevojë për koment, shihet qartë Petra Laszlo mes qindra të dëshpëruarve që largohen me vrap të ndjekur nga forcat e policisë.
Imazhet që tani po bëjnë xhiron e botës, duke e shkaktuar polemika të shumta, urrejtje ndaj Laszlos dhe solidaritet me refugjatët, veçanërisht për burrin me fëmijën që rrëzohet prej gruas.
Reagon menjëherë televizioni për të cilin ajo punonte “Një sjellje e papranueshme – shkruan në Facebook drejtori i N1TV, Szabolcs Kisberk – E pushuam menjëherë nga puna”.
Ndërsa për burrin që kameramania rrëzoi, mësohet se është sirian e quhet Osama Al-Ghadab. Ishte futur në burg nga Isis, ishte torturuar e ka marrë rrugën drejt Evropës bashkë me të birin për t’i shpëtuar tmerrit. Shumë aktivistë sirianë, që e kanë njohur në video sepse ai ishte trajner i një skuadre futbolli, sot luten për të e padisin gjestin e ulët të kameramanes: Osama “u largua nga urrejtja për të gjetur urrejtje” shkruajnë ata në Facebook.