in

Futboll. Shqipëria fiton në Armeni dhe bën realitet ëndrrën evropiane

Fitorja 3-0 në Armeni, rendit kombëtaren kuqezi të dytën në grup dhe i jep të drejtën të marrë pjesë në evropianin Francë 2016. Deklaratat e para të trajnerit De Biasi, kapitenit Cana dhe të presidentit të FShF-së, Duka

Tiranë, 11 tetor 2015 – Kombëtarja shqiptare ka prekur ëndrrën e kualifikimit për herë të parë në finalet e një kampionati evropian.

Shqipëria ka fituar me rezultatin 3-0 në Armeni në stadiumin Vazgen Sargsyan në Jerevan, e vlefshme për Grupin I në eleminatoret për kampionatin evropian, “Francë 2016”.

Kjo ishte ndeshja e fundit që Kombëtarja shqiptare zhvillonte në këto eleminatore dhe fitorja është historike sepse sjell kualifikimin e shumëdëshiruar ëndërr e të gjithë sportdashësve shqiptarë në çdo cep te globit.

Shqipëria ka mbizotëruar takimin duke kaluar në avantazh që në minutën e 9-të me një autogol të mbrojtësit armen Hovhannisyan. Më pas ka shënuar Gjimshiti në minutën e 23-të. Në pjesën e dytë, 15 minuta para përfundimit të ndeshjes goli i shënuar nga Sadiku ka vulosur fitoren dhe kualifikimin e Shqipërisë.

Shpërthen gëzimi i kuqezinjve pas fërshëllimës së arbitrit që i jep fund ndeshjes:

LOOOOOOT GEZIMIIIIIIIII E GJITHE KOMBETARJA NE LOOOOOT FALEMINDERIT SHQIPEEEEE

Posted by SHQIPERIA IME on Domenica 11 ottobre 2015

De Biasi: “Djemtë e kombëtares shembull për të gjithë të rinjtë”

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi deklaroi pas fitores së Shqipërisë 3-0 në Armeni se këtë kualifikim ua dedikon të gjithë lojtarëve dhe tifozëve kuq e zi.

“Po flisnim në mëngjes me lojtarët, pasi nuk ishte e lehte pas humbjes me Serbinë. U thashë lojtarëve ta linim Serbinë dhe të mendonim për kualifikimin. Është një fitore e madhe. Ia dedikoj familjes time, të gjithë shqiptarëve, të gjithë djemve. Të gjithëve u uroj një lumturi të pafundme. Të rinjve shqiptarë u bëj thirrje që të rriten duke i marrë këta lojtarë si shembull’, tha de Biasi.

Cana i përlotur nga gëzimi, nuk harron të thumbojë serbët: “Me birrë përpara televizorit mund të ndjekin ndeshjet tona në Francë”

Kapiteni Lorik Cana është shfaqur i përlotur nga lumturia menjëherë pas fitores 3-0 në Armeni.

“Po flas për ekperiencën time. Jam grumbullur për 12-13 vite me Shqipërinë. Kam pasur pak shpesa se një ditë do t’ia arrinim. Por ky brez ka ardhur me dëshirën për të mbledhur gjithë popullin me vete dhe tashmë ka arritur diçka që më bën shumë të lumtur”, tha Cana.

“Kam përjetuar me emocion çdo humbje, çdo fitore, çdo dhimbje, çdo dhunë, çdo sharje dhe jo vetëm nga të huajt, por edhe nga njerëzit tanë. Por tashmë jemi në Evropian, kjo është një ëndërr që bëhet realitet”, theksoi Cana.

Duke folur për humbjen me Serbinë Cana tha: “Pas humbjes me Serbinë pashë një shprehje të Mit’hat Frashërit që thoshte: Shqiptarët do të fitojnë çdo luftë pasi të pushojnë betejat mes njëri-tjetrit. Ky grup ka pushuar betejat mes njëri-tjetrit dhe ka fituar luftën në fund”. Në fund edhe një batutë për lojtarët dhe tifozët e skuadrës serbe, duke treguar se humbja me Serbinë është harruar. “Serbët do pijnë disa birra dhe do na shohin ne duke luajtur në Evropian”, tha Cana.

 

Etrit Berisha: “Suksesi, një lehtësim i madh”

Edhe portieri i kombëtares, Etrit Berisha, u shfaq mjaft i lumtur pas ndeshjes. “Ky sukses që vjen pas vështirësive është një lehtësim i madh. Humbëm betejën, por jo luftën”, theksoi portieri Berisha duke iu referuar edhe humbjes së të enjtes me Serbinë. “Falendroj trajnerin, shokët e skuadrës dhe të gjithë stafin. Ishte një mrekulli”, tha Berisha.

Festa e kuqezinjve në dhomat e zhveshjes, menjëherë pas ndeshjes:

x

 

LOOOOOOT GEZIMIIIIIIIII E GJITHE KOMBETARJA NE LOOOOOT FALEMINDERIT SHQIPEEEEE

Posted by SHQIPERIA IME on Domenica 11 ottobre 2015

Shqipëria fiton në Armeni dhe bën realitet ëndrrën evropiane

Duka: “Kualifikim historik, fituam edhe për ata që nuk besonin tek ne”

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, deklaroi se e sotmja ka qenë një ditë shumë e ngarkuar, por që ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ky kualifikim ka qenë fryt i një pune të jashtëzakonshme. Dua ta ndaj me të gjithë ata që e kanë ndjekur kombëtaren para ekranit apo në stadiume”, tha Duka.

Ai e ka cilësuar, kualifikimin e kombëtares në evropian si historik, por edhe më i bukur për arsyen sepse “është arritur jashtë fushe me një rezultat fantastik, duke treguar se jemi një kombëtare që nuk meritonim ato dy humbje në shtëpi. Treguam që jemi një skuadër me zemër. Puna e De Biasit dhe e lojtarëve u shpërblye”.

Duka ka shigjetuar edhe ata që nuk besuan tek kjo Kombëtare dhe kualifikimi në Evropian. “Pak besuan tek ne, por le të festojnë edhe ato që nuk besonin se do t’ia dilnim”.

Lexo edhe:
UEFA: “Shqipëria rishkruan historinë”
De Biasi: “Felicissimo, perché con la nazionale gioisce un popolo intero”

 

 

 

Il tumore al seno. Conviverci e superare una sofferenza fisica e psichica

Shqipëria 3 Armenia 0. Shqipëria shumë pranë kualifikimit