Kam ndërruar rezidencën e më kanë thënë që duhet të përditësoj edhe lejen e qëndrimit. Çfarë procedure duhet ndjekur?
Romë, 1 prill 2016 – Mbajtësi i një lejeqëndrimi të zakonshëm apo të një lejeqëndrimi BE qër qëndrues afatgjatë (kartë qëndrimi) e ka të detyrueshme të kërkojë përditësimin e të dhënave të shënuara në dokument kur:
– ndryshon vendbanimin;
– përtërin pasaportën apo merr pasaportë të re;
– duhen korrigjuar të dhënat personale (emri, mbiemri, datëlindje apo vendlindje);
– duhet të fusë në lejen e qëndrimit emrin e një biri nën moshën 14-vjeçare.
Procedura që duhet ndjekur
Për përditësimin e lejeqëndrimit duhet të merret në postë një komplet formularësh, të përpilohet Formulari 1 (këtu shihni një kopje të tij), të bashkangjitet dokumentacioni i nevojshëm (që ndryshon sipas arsyes për të cilën kërkohet përditësimi) dhe të nisen të gjitha përmes “Sportello Amico” të një poste.
Dokumentet që i bashkangjiten kompletit të formularëve
Për të gjitha kërkesat e përditësimit duhen bashkangjitur:
– fotokopje e pasaportës (vetëm faqet me të dhënat personale);
– fotokopje e lejes së qëndrimit;
– fotokopje e kodit fiskal.
Nëse përditësimi i dokumentit bëhet për të komunikuar ndryshimin e vendbanimit, mjafton të bashkangjitet një vetëdeklarim me adresën e re.
Për ndryshimin e pasaportës duhet bashkangjitur një fotokopje e pasaportës së re. për korrigjimin e të dhënave personale duhet bashkangjitur një fotokopje e deklaratës së konsullatës së vendlindjes në Itali që dëshmon se të dhënat e reja personalei referohen të njëjtit person. Kjo dëshmi duhet të legalizohet më parë në Prefekturën e provincës së vendbanimit.
Së fundi, në rast se kërkohet regjistrimi në dokumentin e prindit të një të mituri nën 14 vjeç, i interesuari duhet t’i bashkangjisë formularit një vetëdeklarim të estraktit të aktit të lindjes me emrat e prindërve e një fotokopje të autorizimit të prindit tjetër për regjistrimin e të miturit në dokument.
Sa kushton përditësimi?
Par nisjes së kompletit të formularëve, i interesuari duhet të paguajë një buletin postar me vlerë 27,50€ për shtypjen e lejeqëndrimit elektronik, të vendosë mbi Formularin 1 një pullë taksë me vlerë 16,00€. Së fundi, për nisjen me postë të siguruar të kompletit të formularëve i duhet paguar punonjësit të postës edhe 30€.
Është mirë të kujtojmë që lejeqëndrimi BE për qëndruesit afatgjatë, e ashtuquajtura karta e qëndrimit, është e vlefshme si dokument identiteti për pesë vjet nga data e lëshimit. Para skadimit të pesë vjetëve, mbajtësi i saj duhet të kërkojë përditësimin e dokumentit që bëhet me procedurën e mësipërme.
Avv. Mascia Salvatore
Stranieriinitalia.it/Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)