Projekti i qeverisë daneze për të paguar pritjen. Kritikat: “Si nazistët me hebrenjtë”
Kopenhagen, 21 dhjetor 2015 – Qeveria daneze dëshiron të përdorë paratë dhe sendet e çmuara të refugjatëve për të financuar pritjen e tyre.
Ideja sështë hedhur me një projektligj të paraqitur në nëntor dhe që në janar do të diskutohet në Parlament. Parashikon kontrollimin e çantave të refugjatëve dhe konfiskimin e të hollave dhe të objekteve me vlerë mbi 3.000 korona daneze, rreth 400 euro.
Lajmi i këtij propozimi ka bërë tashmë xhiron e mediave në mbarë botën e ka hapur një debat të ashpër. Washington Post, për shembull, shkruan se të kujton nazistët që plaçkisnin hebrenjtë e flet për “një domethënie veçanërisht të dhimbshme në Evropë”.
“Kritikat janë të pajustifikueshme” komenton Inger Stojberg ministri danez i Integrimit, anëtar i Partisë së djathtë Venstre që kërkon uljen e imigracionit. Mbi këtë çështje flet edhe kryeministri Lars Lokke Rasmussen, sipas të cilit kritikat japin “një imazh të gabuar të Danimarkës”.