Burgim i përjetshëm kërkohet edhe për dajën e tij, peshkatarin Sadik Dine, ndërsa 30 vjet heqje lirie për të fejuarën e tij Monica Sanchi
Rimini, 23 shkurt 2016 – Dritan Demiraj, furrtari 30 vjeç që më 1 mars 2014 vrau për motive xhelozie ish të shoqen e tij Lidia Nusdorfi, e një ditë më parë kishte vrarë edhe të dashurin e saj të fundit, Silvio Manninan, tani po përballet me gjyqin që mbahet në Rimini në Gjykatën e Krimeve të rënda. Për të prokuroria kërkoi dje dënimin maksimal: burgim të përjetshëm, dy vjet me izolim gjatë ditës dhe heqjen e pushtetit prindëror.
Burgim i përjetshëm u kërkua edhe për dajën e tij, 50 vjeçarin Sadik Dine, që nga hetimet del se ka pasur rol aktiv në vrasjen e Manninas, ndërsa për të fejuarën Demirajt, Monica Sanchi, është kërkuar heqje lirie për 30 vjet.
Demiraj ka pranuar gjithnjë vrasjet duke i justifikuar ato me xhelozinë. “Pasi më turpëroi me një kushëri timin në Shqipëri, u kthye tek unë e më kërkoi ta vrisja për atë që kish bërë. Në shtëpi ishin fëmijët e unë e doja atë, ndaj s’ia vura veshin” tregoi Demiraj dje para trupit gjykues. Por në 1 mars 2014 kur e takoi në stacionin e trenit në Mozzate dhe gruaja i tha se nuk donte t’ia dinte më për të e dashuronte Silvio Manninan, Demiraj tregoi se humbi gjakftohtësinë dhe e vrau duke e qëlluar me thikë (gruaja kishte në trup 11 plagë). Siç kishte bërë një ditë më parë me Manninan, (familjes të të cilit i kërkoi falje dje por i shpjegon: “Pagoi për veprimet e saj e krenarinë time”) kur i “kishte ikur mendja” nga xhelozia kur kishte parë në celularin e tij videon ndërsa bënin dashuri.
Gjykata për Krimet e rënda do të mblidhet në 14 mars për të dhënë sentencën e saj.
Lexo edhe:
Demiraj, veç vrasjes së ish gruas së tij, rrëfen se ka vrarë edhe të fejuarin e saj
Vret ish të shoqen për xhelozi. Rrëfen krimin 29-vjeçari Demiraj