in

Lecce. Arrestohen 6 vetë, sekuestrohen 65 kg marihuanë

 

Tre agjentë të infiltriuar kanë mundur të zbulojnë veprimtarinë e grupit kriminal të përbërë nga tre shqiptarë e tre vendas dhe lidhjet me një klan mafioz pjesë Sacra Corona Unita

Romë, 3 mars 2016 – Guardia di Finanza e Lecces ka arrestuar mëngjesin e djeshëm gjashtë persona për trafik lëndësh narkotike e ka sekuestruar 65 kg marihuanë. Hetimet janë çuar përpara edhe me infiltrimin e tre agjentëve që, duke u hequr si persona të interesuar për blerjen e një sasie të madhe droge, kanë ndjekur nga afër lëvizjet e trafikantëve deri në çastin e arrestimit të tyre.

Hetimet kanë nxjerrë në shesh edhe lidhjet e ngushta mes të arrestuarve dhe klanit mafioz Vernel aktiv në provincën e Lecces, si pjesë e Sacra Corona Unita.

Falë elementëve të mbledhur nga financierët, gjykata e Lecces lëshoi urdhërarrestet për trafik lëndësh narkotike, mbajtje armësh dhe zhvatje për shqiptarët Bastri Çaushi 54 vjeç, Dorjan Pashaj 30 vjeç, Leonidha Lapaj 37 vjeç dhe italianët Pasquale Giannone, 32 vjeç, Albino Volpe, 58, dhe Antonio Leo, 37 vjeç. Gjatë operacionit u sekuestrua edhe 65 kg marihuanë.

Arrestimet u bënë në Merine ku ishte baza e organizatës, e prej aty të gjashtë janë çuar në burgun e Lecces.

 

Shkarkimi i konsulles së përgjithshme në Milano. Reagon shoqata Sconfinando

Mogherini në Tiranë, as 24 orë. Sonte thuajse të gjitha takimet