in

Roja Bregdetare italiane shpëton refugjatë në Egje (Video)

Imazhet e xhiruara nga një anije patrullimi italiane në shërbim mes Turqisë dhe Greqisë

 Samos, 8 mars 2016 – “Don’t move, stay all sit down, don’t worry…” 

Flasin anglisht forcat e Rojes Bregdetare  kur shpëtojnë refugjatët në mes të detit. U flasin me të butë, u thonë të rrinë të qetë, mos lëvizni, siç bëjnë me 43 refugjatët që po kapërcenin Egjeun e u shpëtuan së fundi me tre ndërhyrje të ndryshme nga anija e patrullimit CP 322.

Pamjet e filmuara nga forcat e shpëtimit tregojnë në ç’kushte përpiqen refugjatët të mbërrijnë deri në brigjet greke, me dhjetëra vetë të ngjeshur në gomone të vogla që çojnë përpara edhe duke vozitur, që shpesh shfryhen e shkojnë në fund të detit. Por këtë herë, gjithçka shkoi më së miri: “Ok, ju lumtë djem, të gjithë shëndoshë e mirë!”.

 

Me kartën e qëndrimit të një shteti tjetër të BE-së, mund të vij për punë në Itali?

Taksa mbi lejeqëndrimet. “Tepër e shtrenjtë, qeveria duhet ta ulë”