Dyshohen të bëjnë pjesë në një grup terrorist
Policia gjermane ka arrestuar tre kosovarë në autostradën që lidh Mynihun me Salsburgun. Sipas mediave gjermane, dyshohet se tre kosovarët, që vinin nga Brukseli, bëjnë pjesë në një grup terrorist. Por, gjithsesi, mediat gjermane saktësojnë se tani për tani nuk ka elemente të mjaftueshme për të pohuar se arrestimet kanë të bëjnë me atentatet e mëngjesit në kryeqytetin e Belgjikës.