in

Nga 11 shtatori 2001, gjak e terror në Evropë

Ky i Brukselit, është vetëm sulmi i radhës që terroristët islamikë kanë bërë në kontinentin vdekjeprurës nga 11 Shtatori 2001, pas sulmit kundër Kullave Binjake në Nju Jork.

Më poshtë, sulmet kryesore dhe numri i viktimave:

Stamboll – Janar 2016 – Një kamikaz i ISIS-it shkaktoi vdekjen e 12 turistëve gjermanë në qendrën historike të qytetit.
Paris – Nëntor 2015 – ISIS-i arriti të vrasë 130 persona në një seri të koordinuar sulmesh në sallën e koncerteve ‘’Bataclan’’ dhe në pesë restorante, ndërkohë që tre kamikazë hodhën veten në erë pranë ‘’Stade de France’’.
Paris – Janar 2015 – 12 persona vdiqën në një sulm kundër revistës satirike ‘’Charlie Hebdo’’.
Moskë – Mars 2010 – Disa kamikaze hodhën veten në erë duke vrarë 40 persona.
Moskë – Janar 2011 – Të paktën 37 persona vdiqën pas një sulmi kamikaz në aeroportin ndërkombëtar ‘’Domodedovo’’.
Londër – Korrik 2005 – Katër myslimanë britanikë shpërthyen disa bomba në Londër duke vrarë 56 persona dhe plagosur mbi 700 të tjerë.
Madrid – Mars 2004 – Pas një sulmi terrorist në disa trena u vranë 191 persona dhe u plagosën mbi 1 500 të tjerë.

 

Terror në Bruksel, sulm në zemër të Evropës

Shqipëria përballë rrezikut të “luftëtarëve xhihadistë në hije”