in

Mbarojnë festat, mbërrijnë zbritjet e çmimeve

Si përherë pas festave të fundvitit, fillojnë shitjet me çmime të ulura.

Në përgjithësi ato prekin mallra që humbasin vlerën nëse nuk shiten brenda një sezoni të caktuar. Të tilla janë veshjet që u kalon moda, por edhe artikuj të tjerë si për shembull kompjuter e pajisje të tjera elektronike që brenda pak muajsh konsiderohen të vjetërsuar.

Data e fillimit të shitjeve me ulje ndryshon nga krahina në krahinë, ashtu siç ndryshon dhe kohëzgjatja e tyre që përgjithësisht është rreth dy muaj. Ligji përmban rregulla të sakta për të mbrojtur kështu blerësit.

Para së gjithash mallrat me çmim të ulur duhet të jenë të ndarë veç nga ato me çmim të plotë, duhet të kenë një etiketë me çmimin e mëparshëm, me çmimin me ulje dhe përqindjen e uljes.

Dyqanet që zakonisht pranojnë pagesa me çeqe dhe karta krediti, duhet t’i pranojnë edhe gjatë periudhës së uljes së çmimeve dhe janë të detyruar të zëvendësojnë artikujt me defekte. Është mirë që para blerjes të merret informacion nëse malli mund të ndërrohet nëse blerësi ndryshon mendje. Pra blerje të mbara. Duhet pritur vera për sezonin e ardhshëm të shitjeve me ulje.

Kalendari i shitjeve me zbritje çmimesh sipas krahinave

–  Abruzzo: nga 6 janar deri më 6 mars;

–  Basilicata: nga 2 janar deri më 2 mars;

–  Calabria: nga 2 janar deri më 28 shkurt;

–  Campania: nga 2 janar deri më 31 mars;

–  Emilia Romagna: nga 6 janar deri më 6 mars;

–  Friuli Venezia Giulia: nga 3 janar deri më 31 mars;

–  Lazio: nga 6 janar deri më 16 shkurt;

–  Liguria: nga 6 janar deri më 19 shkurt;

–  Lombardia: nga 6 janar deri më 6 mars;

–  Marche: nga 6 janar deri më 1 mars;

–  Molise: nga 2 janar  deri më 28 shkurt;

–  Piemonte: nga 1 janar deri më 31 mars (Torino 6 janar – 3 mars);

–  Puglia: nga 6 janar deri më 28 shkurt;

–  Sardegna: nga 8 janar deri më 8 mars;

–  Sicilia: nga 2 janar  deri më 15 mars;

–  Toscana: nga 6 janar deri më 6 mars;

–  Trento: Këtu pikëshitjet vendosin vetë kur të nisin periudhën e zbritjeve dimërore për një periudhë prej 60 ditësh;

–  Umbria: nga 6 janar deri më 6 mars;

–  Valle d’Aosta: nga 10 janar  deri më 31 mars;

–  Veneto: nga 6 janar deri më 28 shkurt.

 

 

 

Shqipëria ndër vendet më të këshilluara për turizëm nga CNN

Bashkëpunëtorja familjare e sëmurë. Ç’të drejta ka?