in

Kledi Kadiu në Koncertin e Vitit të Ri në La Fenice

Në koncertin e madh i Vitit të Ri të teatrit La Fenice të Venecias që transmetohet direkt nga Rai 1 të shtunën më 1 janar në mesditë, do të jetë i pranishëm edhe balerini shqiptar Kledi Kadiu

Ashtu si Koncerti i famshëm i Vjenës, koncerti festiv i Vitit të Ri i organizuar nga Teatri La Fenice-s së Venecias, ofron një sërë pjesësh të famshme operistike  dhe nga kompozitorë të mëdhenj si Verdi, Puccini, Rossini, Donizetti, Mozart të interpretuara nga Orkestra dhe kori i Teatrit La Fenice të Venecias. Pjesët e baletit të përfshira në Koncert, do të kenë për protagonist Kledi Kadiun dhe Emanuela Bianchinin që do të vallëzojnë përkrah balerinëve të Operës së Parisit Isabella Ciaravola dhe Alessio Carbones.

Balerini shqiptar po përjeton një periudhë të artë në profesionin e tij. Prej muajsh është në turne nëpër teatrot e Italisë me spektaklin “Non solo Bolero” që po korr kudo duartrokitjet e publikut dhe vlerësimet e kritikës.

Nga 27 nëntori ka nisur një eksperiencë të re televizive në Rai5. Çdo të shtunë në orën 21.00, Kledi paraqet  “Step – Passi di danza”. Për 12 javë programi ofron një përzgjedhje ndër kryeveprat e baletit klasik dhe vallëzimit modern, të interpretuar nga balerinët më të famshëm e më të admiruar të botës. Kledi, me zhdërvjelltësi dhe sigurinë e një prezantuesi të mirëfilltë,  merr përdore telespektatorin në këtë rrugëtim mbresëlënës, dedikuar çdo javë një teme të veçantë: një personazhi, apo një gjinie baleti, apo një kryevepre baleti.

 

 

 

Në shkollat e Piacenzas nxënës nga 46 kombe

Amelio: “Emigranti na sjell diçka duke ia hequr vetes”