in

Bono: “Refugjatët janë problem i të gjithëve, nevojitet një Plan Marshall i ri”

Bono, lideri i U2, kërkon më shumë ndihma për zhvillimin e vendeve në vështirësi dhe financime për Komisariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Vendeve ku mbërrijnë refugjatët u kërkon t’i shohin ”si oportunitet”

New York, 13 prill 2016 – Kriza e refugjatëve “nuk është problem vetëm i Lindjes së Mesme apo i Afrikës, është problem evropian. Është edhe problem amerikan. Na përket të gjithëve”.

Fjalë të Paul David Hewson, i njohur si Bono i grupit U2, që pas kthimit nga një udhëtim humanitar në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, i shkroi për New York Times dhe më pas i konfirmoi përpara kongresit amerikan për të dhënë mendimin e tij se si duhet të përballohet kriza. Një plan, ai i përpiluar nga Bono, për të vepruar në tre rrafshe.

Para së gjithash, duhet përforcuar mbështetja humanitare që u ofrohet refugjatëve të luftës civile siriane dhe të krizave të tjera rajonale nga Komisariati i Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Organizata, nënvizon Bono “është kronikisht e nënfinancuar nga vetë qeveritë që duhet të administrojnë këtë problem global”.

Artisiti u bëri thirrje të gjitha vendeve ku shkojnë refugjatët që t’i shohin këta të fundit “jo vetëm si barrë, por si një të mirë”, e t’u ofrojnë formim, arsim dhe mundësi pune. “Refugjatët duan të punojnë. Në atdhe ishin tregtarë, mësues, muzikantë, e duan të bëjnë atë që bënin apo të bëjnë gjëra të reja”.

Së fundi, Bono bëri thirrje për një version të ri të atij “Plani Marshall” me të cilin ShBA pas luftës së dytë botërore financuan rimëkëmbjen e Evropës. Këtë radhë duhet ndihmuar zhvillimi i vendeve që akoma nuk kanë pësuar kolaps por janë të kërcënurar nga konfliktet, korrupsioni dhe qeveritë e dobëta e që rrezikojnë të përfundojnë në të njëjtin kaos që sot prodhon milionë refugjatë.

“Ajo që nuk duam e nuk mund të lejojmë është që të kemi vende të rëndësishme të brezit nën-Saharian që të përfundojnë si Siria. Nëse Nigeria, një vend shumë herë më i madh se Siria, do të bëhej copë copë për shkak të grupeve si Boko Haram, do të uronim ta kishim menduar mirë para stuhisë”.

 

I urinojnë në kokë të riut, policia i identifikon dhe i padit

“100 vjet misione arkeologjike italo-shqiptare” ekspozohen në Tiranë