Mes problemeve më të mprehta, liria e shtypit, korrupsioni dhe krimi i organizuar
Bruksel, 14 prill 2016 – Reformat politike dhe administrative kyçe të nevojshme në Shqipëri po shkojnë përpara por nuk janë akoma të mjaftueshme për të lejuar nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE. E ka konfirmuar Parlamenti Evropian në një rezolutë të miratuar sot.
“Shqipëria është në rrugën e duhur të aderimit në BE” shpjegoi raportuesi i rezolutës, gjermani Knut Fleckenstein (S&D). “Vendi po përgatit një reformë gjyqësori ambicioze që do t’u përgjigjet shqetësimeve më të ndjeshme të shprehura nga qytetarët dhe që do të ndihmojë në luftimin e korrupsionit në jetën e përditshme” u shpreh Fleckenstein, duke shtuar se “qytetarët shqiptarë duan të jenë gati për aderimin në BE. Tani u takon liderëve të tyre politikë të ruajnë hovin e të vazhdojnë të zbatojnë reformat”.
Rezoluta kujton që nëse Tirana dëshiron hapjen e negociatave me Brukselin, duhet të intensifikojë reformat në drejtimet parësore, si shteti i të drejtës, drejtësia, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, administrata publik dhe të drejtat themelore. Parlamenti Evropian thekson edhe shqetësimin për korrupsionin e përhapur në sektorë të ndryshëm, nga arsimi e shërbimi mjekësor, deri të drejtësia. Thekson gjithashtu shqetësim për “një autocensurë e përhapur ndër gazetarë, që ndonjëherë pengohen edhe fizikisht të marrin pjesë në ngjarje të ndryshme, sulmohen apo kërcënohen për punën e tyre” mbetet motiv shqetësimi. (Sipas ANSA)