in

Botohet dekreti i flukseve: gara nis më 31 janar

Më 31 dhjetor 2010 botohet në gazetën zyrate italiane Dekreti i Flukseve 2010. Ai parashikon një maksimum prej 98.080 kuotash: 86.580 për hyrje të reja për punë jo stinore jokomunitarësh me rezidencë jashtë Italisë dhe 11.500 konvertime lejesh të ndryshme në lejeqëndrim për punë. Me këtë dekret rezervohen 4.500 kuota hyrjesh për shqiptarët dhe kërkesat e punësimit për ta duhen nisur duke filluar nga ora 8.00 e datës 31 janar 2011.

Dekretet e mëparshme kanë treguar se kuotat janë shumë më të pakta se kërkesat ndaj prej tyre mund të fitojnë vetëm më të shpejtit: kërkesat duhet të paraqiten sa më herët në mëngjesin e datës 31 janar. Zakonisht kanë mundur të fitojne një kuotë ata që kanë paraqitur kërkesë që 15 minutat e para.

Për më shumë lexo edhe: Kur mund të paraqes kërkesë për dekretin e flukseve?

Mbërrin dekreti i ri i flukseve

Shkarko ndarjen e kuotave në tabelë

Teksti i plotë i dekretit të flukseve 2010

 

 

Bashkëpunëtorja familjare e sëmurë. Ç’të drejta ka?

Shtetësia italiane{br}Nga Civis Romanus te Civis Italicus