in

Fotografitë e odisesë së refugjatëve fitojnë çmimin Pulitzer

Fotografët e New York Times dhe të agjencisë Reuters vlerësohen me çmim në kategorinë Breaking News Photography. Ndoqën refugjatët “në kufij të pasigurtë, drejtdestinacionesh të panjohura”. Album fotografik

Romë, 19 prill 2016 – “Kanë kapur vendosmërinë e refugjatëve, rreziqet e udhëtimeve të tyre dhe përpjekjet e vendeve pritëse për t’i mirëpritur”, dhe e kanë bërë me “fotografi bindëse, secila me zërin e vet, që ndjekin refugjatët që migrojnë për qindra milje përmes kufijve të pasigurtë drejt destinacionesh të panjohura”.

Janë këto arsyet për të cilat juria e çmimit Pulitzer u dha dje çmimin për “Breaking News Photography”, fotografëve të New York Times Mauricio Lima, Sergej Ponomarev, Tyler Hicks dhe Daniel Etter dhe stafit të fotografisë të agjencisë Reuters.

Në vijim disa nga fotografitë e tyre:


Mb
ërritja e migrantëve në Lesbo. Sergey Ponomarev

Zbarkim në Lesbo. Tyler Hicks

Refugjati përpiqet të hipë në një tren për Zagreb në një stacion në kufi të Serbisë. Sergey Ponomarev

Irakeni Laith Majid përqafon bijtë pasi kanë zbarkuar në Kos. Daniel Etter
Një burrë largohet duke mbrojtur vajzën e tij nga përleshjet me policinë në Horgos, kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë. Sergey Ponomarev
Refugjatët në kampin e ngritur në stacionin qendror të Budapestit. Mauricio Lima
Ushtarët maqedonas vënë gardh teli me gjemba në kufirin me Greqinë, në mes të Gjevgjeli dhe Idomenit. Mauricio Lima

Gomone e mbushur me refugjatë
sirianë në Egje. Yannis Behrakis, Reuters

Një refugjat sirian mban fëmijën e saj, ndërsa noton drejt brigjeve të Lesbos. Alkis Konstantinidis, Reuters

Një refugjat afgan duke arritur me traget në portin e Pireut. Yannis Behrakis, Reuters


Emigrantët rrugës për Brežice, Slloveni. Srdjan Zivulovic, Reuters
Polic maqedonas kundër refugjatëve në kufirin me Greqinë në afërsi të Idomenit. Alexandros Avramidis, Reuters
Familje siriane mbi shinat e stacionit Bicske, Hungari. Laszlo Balogh, Reuters
Një familje siriane kalon nën telat me gjemba në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë. Bernadette Szvabo, Reuters
Migrantë të shoqëruar nga policia drejt një qendre identifikimi në Gjermani. Michael Dalder, Reuters

Kapet banda “multietnike” e drogës. Xhiroja mujore mbi 50 mijë euro

Ekstradohet nga Milano në Tiranë 47 vjeçari Gani Hysi. Akuzohet për vrasje