in

Prince, mbreti e muzikës pop, ndahet nga jeta në moshën 57 vjeçare

Prince ishte shtruar me urgjencë pak ditë më parë, por më pas agjenti i tij kishte siguruar të gjithë dashamirësit e artistit duke u folur për një “grip të keq”. Trupi u gjet në një nga ashensorët e shtëpisë në pjesën që përdorte si studio regjistrimi.
Në karrierën e tij, nga fundi i viteve ’70, Prince ka shitur mbi 100 milionë disqe

21 prill 2016 – U nda nga jeta në moshën 57 vjeçare mbretit i muzikës pop Prince, një nga muzikantët më të mëdhenj pop të gjeneratës së tij, por edhe aktor, regjisor e producent, me një karrierë që nisi nga fundi i viteve ‘70.

Trupi i tij i pajetë u gjet në shtëpinë e tij në Minesota (ShBA), në një nga ashensorët në pjesën që përdorte si studio regjistrimi.

“Është me një trishtim të thellë që konfirmoj se interpreti legjendar, Prince Roger Nelson, vdiq sot në mëngjes në rezidencën e tij në Paisley Park”, njoftoi zëdhënësja e tij, Yvette Noel-Schure.

Nga ana tjetër sherifi i qarkut ku jeton Prince ka njoftuar se një hetim ka filluar mbi rrethanat e vdekjes, pa dhënë informacione të tjera.

Këngëtari ishte dërguar të premten me urgjencë në spital për shkak të një gripi, njoftuan shumë media, por pas disa orësh kishte dalë nga spitali. Në karrierën e tij, nga fundi i viteve ’70, Prince ka shitur mbi 100 milionë disqe. Djaloshi i Minneapolis ishte një nga muzikantët më të mëdhenj të viteve 80-90, me këngë si “Purple Rain”, “Cream”, “Girls & Boys”, “Kiss”, që kanë bërë gjithë botën të kërcejë duke përzier tingujt e kitares dhe ritmet funk. Ishte ndër artistët që ka ndikuar më shumë në muzikën e dhjetëvjeçarëve të fundit. 

Më shumë i njohur si kitarist, këngëtar dhe kërcimtar, Prince ka organizuar së fundmi koncerte në studiot e tij në Paisley Park, në Minesota dhe në Australi, ku luajti në piano, duke deklaruar se kërkonte të përballej me një tjetër sfidë artistike.

 

Shtetësia italiane për rezidencë. Çfarë dokumentesh duhen paraqitur?

Çmimi Strega 2016, në juri edhe Shqipëria