in

Roja bregdetare britanike shpëton 18 shqiptarë në det të hapur

Nga Franca në Angli me gomone, rrugët e emigracionit shqiptar janë të pafund

Romë, 30 maj 2016 – Tetëmbëdhjetë shqiptarë dhe dy britanikë janë shpëtuar duke gdhirë e diel nga Roja Bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar. Nga 20 personat një është grua e dy janë të mitur ndërsa dy britanikët mendohet se janë trafikantë që shoqëronin shqiptarët në këmbim të parave.

Ata lundronin me një gomone në  kanalin e gjerë 20,6 milje që ndan Britaninë dhe Francën.

Roja bregdetare ka çuar në vendngjarje forcat e shpëtimit me anije dhe një helikopter për të patrulluar zonën kur ka marrë një telefonatë me të cilën i kërkohej ndihmë sepse mjeti lundrues kish nisur të fuste ujë. Shqiptarët u dërguan në Zyrën e Emigracionit ku u intervistuan.

Ky shpëtim shqiptarësh që përpiqeshin të hynin ilegalisht në Angli, është i dyti brenda dy javëve, gjë që rrit shqetësimet, sipas “Daily Mail”, se shumë të tjerë po provojnë të ndërmarrin një udhëtim të tillë.

Kjo ka bërë gjithashtu që të dalë në pah dhe numri i vogël i forcave kufitare që patrullojnë të gjithë bregdetin britanik. Sipas të përditshmes britanike janë vetëm tre anije që patrullojë 7.700 milje bregdet. Ish kreu i flotës detare është shprehur që “një mungesë e tillë sigurie ve në rrezik të madh vendin”.

Nga ana tjetër, një zyrtar i rojes bregdetare franceze u shpreh se kanali i La Manche shumë shpejt mund t’i ngjajë Mesdheut, ku kanë humbur jetën me qindra migrantë.

 

 

Pescara – Aksident në punë, në gjendje shumë të rëndë një 32-vjeçar

Tre anije të mbytura në një javë, masakër në Mesdhe