Tiranë, 14 janar 2011 – Lideri i LSI-së, Ilir Meta, sot, pak pas mesdite dha doreheqjen e parevokueshme nga zv/kryeminister dhe minister i Ekonomise, pas publikimit te nje video-përgjimi në Top Channel ku ai shfaqet duke biseduar me ish- ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti mbi një tender në favor të një kompanie private.
“Ky ka qenë dhe mbetet vendimi im personal dhe mbetet gjithashtu i parevokueshëm. Nuk mund të paraqitem si zv/kryeministër dhe ministër në prokurori”, u shpreh Meta, i cili edhe nje here tha se ajo video eshte nje montazh me karakter politik dhe elektoral. Meta tha se per kete vendim ka njoftuar dhe Kryeministrin Sali Berisha. Dy dite me pare Meta hoqi dore nga imuniteti, ndersa u tregua i gatshem per t’u hetuar nga drejtesia.
ATSh njofton se kryeministri Sali Berisha ka pranuar dorëheqjen e parevokueshme te kryetarit të LSI-së, Ilir Meta nga posti i zv/kryeministrit dhe ministrit të ekonomisë, por kreu i qeverisë u shpreh se “koalicioni për integrim do të vazhdojë të jetë i tillë dhe do të fitojë zgjedhjet vendore të 8 majit dhe natyrisht dhe Tiranën”. Berisha përsëriti se videoja që provokoi dorëheqjen e Ilir Metës nga postet qeveritare është e manipuluar.