in

Qëllon arbitrin, shkualifikohet për pesë vjet futbollisti Sharra

Në përfundim të ndeshjes së futbollit mes skuadrave të Piagge dhe Castelfranco Stella Rossa, lojtari shqiptar Marslind Sharra qe protagonist i një episodi shumë të rëndë, për të cilin është dënuar ashpër: shkualifikim për pesë vjet. Pas humbjes, që siç duket i kishte djegur shumë, futbollisti është zënë me arbitrin duke ulërirë fyerje të rënda dhe blasfemi. Gjykatësi sportiv, që ka marrë vendimin për skualifikimin kaq të gjatë, specifikon në në raportin e tij: “Duke sharë dhe protestuar, Sharra fillimisht goditi arbitrin duke i shkaktuar një çarje të thellë në buzë, nga e cila i rridhte shumë gjak, ndërsa me një grusht të fortë e ka qëlluar në krah duke i dëmtuar artikulacionin e bërrylit”.

Një raptus që shqiptarit, i cili luan me Piagge në kampionatin e amatorëve të kategorisë së parë, i kushtoi shumë shtrenjtë. Federata vendosi shkualifikimin e tij për pesë vjet. Bile duke konsideruar episodin tejet të rëndë, është kërkuar që pasi të kalojë kjo periudhë Marslind Sharra të përjashtohet nga çdo skuadër anëtare e Federatës së Futbollit, bile edhe nga mundësia për t’u bërë trajner apo drejtues në ndonjë skuadër. Praktikisht i riu ka mbyllur në mënyrë të shëmtuar karrierën e tij sportive.

Për të njëjtën ndeshje janë shkualifikuar edhe katër laojtarë të tjerë e një drejtues i skuadrës Piaggo, e cila është dënuar edhe më një gjobë prej 500 eurosh.

Të shtunën, ceremonia përkujtimore për Skënderbeun

Ilir Meta jep dorëheqjen