in

Flamuri kuqezi shpaloset në Marsejë – VIDEO

Zona e tifozëve në Marsejë të Francës u pushtua pasditen e kësaj të mërkure nga flamuri gjigant kuqezi.
Mijëra tifozë shqiptarë, të cilët kishin udhëtuar drejt Jugut të Francës në mbështetje të kombëtares shqiptare, ndihmuan në shpalosjen pranë plazhit të Marsejës të flamurit me përmasa rekord: 150 metra i gjatë dhe 70 metra i gjerë.
Qëllimi i tifozëve kuqezinj ishte që këtë flamur gjigand ta shpalosnin gjatë ndeshjes në “Stade Velodrome”, por refuzimi nga ana e organizatorëve të Evropianit, i detyroi që ta transferonin spektaklin në plazhin e Marsejës.
Pavarësisht se ekzistonte frika për ndonjë rrëmujë në qytet, tifozët shqiptarë kanë treguar edhe njëherë se kanë ardhur në Francë vetëm për të mbështetur kombëtaren dhe njëkohësisht për t’u argëtuar me futbollin./tch

Kampionati evropian. Pritshmëria e tifozëve sipas The Guardian

Mbaron Francë-Shqipëri 2-0, kombëtarja ndëshkohet në fund