in

De Biasi: Fitore e merituar, djemtë dhanë shpirtin në fushë

Flasin protagonistët, ata që me fitoren ndaj Rumanisë sapo shkruan një faqe shumë të bukur në historinë e futbollit

Tiranë, 20 qershor 2016 – Trajneri De Biasi është shprehur shumë krenar për lojtarët e tij dhe 3 pikët që Shqipëria mori. Në një intervistë për Supersport ai tha se skuadra e meritonte fitoren ashtu siç meritonte më shumë edhe në ndeshjen me Francën dhe Zvicrën.

“Sot kemi bërë një ndeshje shumë të mirë për nga cilësia, me një skuadër që vështirë të pësojë gol. Ishim shumë të aftë të kërkonim golin. Jemi vendosur mirë në fushë. Skuadra e kërkoi gjatë gjithë ndeshjes fitoren”.

Tekniku italian foli edhe për ndërrimet që bëri në ekip për këtë ndeshje: “Kemi ndryshuar vetëm Kukelin që u skualifikua për kartona, më pas patëm një problem me Xhakën që s’ndihej mirë. Lojtarët që luajtën me Francën nuk mund t’i ndërroja pasi dhanë kontribut të madh. Të gjithë lojtarët dhanë maksimumin”.

Sipas De Biasit, fatin duhet ta kërkosh dhe jo ta presësh, dhe kjo ishte pikërisht ajo që lojtarët bënë sot në fushën e lojës ndaj Rumanisë.

 

UEFA: Bravo FShF!

Kombëtarja triumfon në Lion, shpërthen festa në Tiranë