in

Evropa kërkon hapjen e shpejtë të procedurës së largimit të Britanisë nga BE

Për të shmangur çdo paqartësi që mund të vejë në rrezik integritetin e Bashkimit Evropian

Bruksel, 28 qershor 2016 – Parlamenti Evropian kërkoi sot që Britania e Madhe të aktivizojë sa më shpejt klauzolën e largimit nga BE-ja, që parashikohet në traktatin e Lisbonës, për të evituar një paqartësi që do të sillte për të gjithë paragjykime dhe rrezik për integritetin e Bashkimit Evropian.

Në një rezolutë të miratuar me 395 vota pro dhe 200 kundër, eurodeputetët theksuan gjithashtu se “vullneti i shprehur nga populli britanik duhet të respektohet plotësisht një më një”.

Rezoluta fillestare e PE-së, më e forta ndaj Londrës, i kërkoi Britanisë së Madhe të fillojë menjëherë negociatat, por u zbut falë një amendamenti të miratuar nga një maxhorancë e deputetëve.

Thirrja e Parlamentit erdhi disa orë nga fillimi i një mbledhje evropiane gjatë së cilës kryeministri britanik, David Cameron do të prezantojë para 27 homologëve të tij situatën politike të Britanisë së Madhe pas votës në favor të një dalje nga Bashkimi Evropian, më 23 qershor.

Lexo edhe: Revolta provinciale i jep fund odisesë së Britanisë në BE

 

 

Bashkimi familjar. Si veprohet për të sjellë prindërit?

Efektet e Brexit në Shqipëri. BSh: Nuk prek sistemin bankar shqiptar