in

Efektet e Brexit në Shqipëri. BSh: Nuk prek sistemin bankar shqiptar

Brexit nuk pritet të ketë ndikim për sistemin bankar shqiptar, për shkak ekspozimit të ulët që ka sistemi bankar shqiptar

Tiranë, 28 qershor 2016 – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh të martën se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian nuk pritet të ketë ndikim për sistemin bankar shqiptar, për shkak ekspozimit të ulët që ka sistemi bankar shqiptar.

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, nuk pritet të ketë ndikim për Shqipërinë. Me këtë vend ne kryejmë vetëm 0.6% të shkëmbimeve tregtare, transaksionet me paundin janë të ulëta, numri i emigrantëve gjithashtu dhe remitancat e tyre janë në nivele relativisht të ulëta, ndërsa investitorët anglezë janë pak të pranishëm në Shqipëri, u shpreh Guvernatori Sejko. (ATSh)

 

Evropa kërkon hapjen e shpejtë të procedurës së largimit të Britanisë nga BE

EURO 2016. Formacioni më i mirë i 1/8 të finaleve të kompeticionit