in

Trafik migrantësh drejt Mbretërisë së Bashkuar. Dhjetëra arrestime

Me karta identiteti të rreme e ndonjëherë duke i veshur si tifozë, janë futur ilegalisht në Britani qindra shqiptarë e kosovarë

Romë, 13 korrik 2016 – Nga mëngjesi i sotëm Policia e Venecias po kryen arrestime e bastisje shtëpish në qytete të ndryshme të Venetos. Operacioni i policisë ka për qëllim kapjen e disa shtetasve shqiptarë, italianë e britanikë të konsideruar përgjegjës për organizatë kriminale me qëllim favorizimin e emigracionit klandestin. Nën hetim kanë përfunduar rreth 90 persona, që sipas verifikimeve vepronin në dy organizata të ndryshme me baza në Veneto, Londër e Shqipëri, e që kishin për objektiv të fusnin ilegalisht qindra shqiptarë e kosovarë në Britani duke kaluar kufirin në porte e aeroporte të Italisë, Gjermanisë, Austrisë, Francës, Irlandës, Polonisë, Portugalisë e Spanjës.

Migrantët kalonin kufirin me dokumente identiteti të vjedhura në zyra të komunave të ndryshme apo të ofruara nga të rinj italianë kundrejt parave. Por ndonjëherë për të futur migrantët ilegalisht në Britaninë e Madhe përdoreshin, veç dokumenteve të falsifikuara, edhe ndonjë hile tjetër si organizimi i grupeve të rreme të tifozëve që shoqëronin skuadrën e zemrës. Një grup i tillë “tifozësh” të Romës, veshur me fanella e shalle të skuadrës kryeqytetase, u zbulua në Nicë në shtator 2014, që nisej për të ndjekur ndeshjen Manchester-Roma.

 

Nga Merkel te May, do të jenë gratë ato që do të mbizotërojnë së shpejti botën?

38 martirët katolikë. Riti i Lumnimit në Shkodër më 5 nëntor