Do të jetojnë sërish bashkë fëmijët e Rajmonda Zefit, shqiptarja e vrarë natën e Vitit të Ri nga i shoqi Francesco Quinci.
Meqenëse babai i fëmijëve, tre dhe tetë vjeç, ndodhet në burg, doli menjëherë problemi se kujt do t’i besoheshin vogëlushët. Fillimisht Gjykata e të Miturve të Firences vendosi që vajza tre-vjeçare të jetonte më prindërit e Rajmondës, ndërsa djali tetë-vjeçar me prindërit e Franscescos. Falë ndërmjetësimit të avokatëve dhe të këshilltarëve për politikat sociale të Komunës së Viareggios dy fëmijët do të jetojnë bashkë, të dy me prindërit e Rajmondës. Marrëveshja e arritur parashikon që gjyshërit nga ana e babait mund t’i shohin kur të dëshirojnë nipërit.
Lexo edhe: Kronika e një vrasjeje në familje