in

Shtetësia italiane. “Fertility Day? Italia le të njohë njëherë bijtë që ka”

Protesta e Rrjetit G2, që perifrazon fushatën e diskutueshmë të ministrisë së Shëndetësisë. “Shtetësia nuk ka moshë, ne e kemi. U bënë 24 vjet që presim…” e ndërkaq reforma vazhdon të flerë në Senat

Romë, 2 shtator 2016 – “Doni më shumë bij e bija? Njihni njëherë ligjërisht ata që keni!”

Mes zemërimit, protestave dhe talljeve që përshëndetën fushatën për Fertility Day (Ditën e plleshmërisë), në rrjetet sociale ngrenë zërin edhe italianët e rinj që ligji akoma vazhdon t’i konsiderojë të huaj. Bijtë e emigrantëve kërkojnë reformën e shtetësisë të shumëpritur dhe që prej një kohe tejet të gjatë ka mbetur mbyllur në sirtarët e Parlamentit italian.

“Shtetësia nuk ka moshë, ne kemi. Janë 24 vjet që presim” thonë aktivistët e Rrjetit G2 Brezat e Dytë, në dy perifrazime të kartolinave të diskutueshme të ministrisë së Shëndetësisë. “Në vend të #fertilityday, duam #CittadinanzaDay, #RiformaCittadinanzaSubito!” shkruajnë ata. Klesidra dhe orë biologjike? Më mirë një orë më zile, sugjerojnë, por për klsën politike.

Kushedi, ndoshta ajo orë me zile mund të bjerë për senatorët që duhet të shqyrtojnë projektin e dekretit legjislativ 2092 “Modifikime të ligjit nr. 91 të 5 shkurtit 1992 dhe dispozita të tjera lidhur me shtetësinë”. Rregullat e reja për shtetësinë italianeu miratuan në Dhomën e Deputetëve që vitin e shkuar, por në Senat kanë ngecur në Komisionin për Çështjet Kushtetuese, ku për shkak të “përparësive të tjera” dhe mijëra e mijëra amendamenteve mbi të cilat nuk ka nisur as diskutimi.

Shtyrja e fundit mbërriti përpara ndërprerjes verore të punimeve. Tani senatorët po kthehen nga pushimet, një milion bij imigrantësh me të drejtë duan të dinë nëse pushimet kanë mbaruar edhe për të drejtat e tyre.

EP

 

 

 

Bonus bebe racist. Kryebashkiaku dhe këshilltarët paguajnë dëmet

Shenjtërimi i Nënë Terezës, në Shën Pjetër priten mbi 100 mijë besimtarë