in

Bonus bebe racist. Kryebashkiaku dhe këshilltarët paguajnë dëmet

Në Tradate administratorët legistë shpenzuan dhjetëra mijëra euro për të mbrojtur në gjyq një rregullore diskriminuese. Tani duhet të dëmshpërblejnë Komunën

Romë, 2 shtator 2016 – Kush diskriminon paguan, nga xhepi i vet. Një sentencë e fundit e Kontrollit të Shtetit, organ që vigjëlon mbi administrimin e financave publike, po u prish gjumin shumë administratorëve lokalë, shpesh legistë, që gjatë këtyre viteve kanë promovuar me dhjetëra mara që penalizonin padrejtësisht imigrantët.

Kush i ka ndjekur “bëmat” e administratorëve vendas legistëve, padyshim kujton bonusin bebe të Tradate-s, komunë me rreth 20 mijë banorë në provincën e Vareses. Ishtë viti 2007 dhe administrata legiste e udhëhequr nga kryetari i Stefano Candiani (sot senator) shpiku një kontribut prej 500 € për të sapolindurit. Por jo për të gjithë, pasi mes kritereve ishte edhe shtetësia italiane e të dy prindërve.

Gjykata e Milanos, të cilës iu drejtua ASGI, Avvocati per Niente dhe kooperativa Farsi Prossimo, Siç pritej, urdhëroi të hiqej ai kriter sepse ishte diskriminues. Candiani e të vetët e çuan çështjen në apel e humbën sërish. Të pakënaqur, iu drejtuan gjykatës së Lartë, e cila e gjykoi çështjen e tyre të papranueshme.

Ia vlen të kujtohen tezat mbi mbrojtjen e racës me të cilat avokatët e komunës u përpoqën më kot të bindnin gjyqtarët: “Popullsia evropiane tregon një shkallë të lartë të rënies demografike. Është mjaft e qartë se vdekja e popujve shoqërohet me vdekjen e kulturave përkatëse. Bonusi ka të bëjë me të ardhmen e kulturës europiane të lidhura ngushtë me popujt e vetë Evropës”.

Këmbëngulja me të cilën administrata e Tradates mbrojti në gjykatë bonusin bebe vetëm për italianët 100% jo vetëm që nuk ia vlejti por i kushtoi 20 mijë euro arkave të komunës, pra të gjithë qytetarëve, edh atye që mendojnë se fëmijët janë të gjithë njësoj. Një haraç i kripur që sipas Kontrollit të shtetit duhej e mund të shmangej, fryt i një qëndrimi të administratës “veçanërisht i pafalshëm dhe i karakterizuar nga faj i rëndë”.

Në një sentencë të 4 gushtit, trupi gjykues i drejtuar nga gjykatësi Silvano Di Salvo dënoi këshilltarët komunalë që miratuan atë rregullore, Candianin dhe drejtorët e drejtorive të komunës që e mbrojtën në gjykatë “me gjithë natyrën e pastër diskriminuese” si edhe sekretarin komunal që dha opinion të favorshëm për këtë gjë të paguajnë për dëmin ekonomik të shkaktuar. Duhet t’i kthejnë Komunës 17 mijë euro dhe të derdhin rreth 7 mijë të tjerë për taksa gjyqësore.

EP 

 

Shqipëria e Kosova, pulla postare për shenjtërimin e Nënë Terezës

Shtetësia italiane. “Fertility Day? Italia le të njohë njëherë bijtë që ka”