in

Futboll. Shqipëria fiton sot ndeshjen e nisur dje ndaj Maqedonisë

Përfundon 2-1 për kuqezinjtë ndeshja e futbollit e nisur dje në Loro Boriçi të Shkodrës, e ndërprerë për shkak të shiut dhe e vazhduar sot në orën 14:00

Tiranë, 6 shtator 2016 – Ka nisur sot në orën 14:00 ndeshja Shqipëri-Maqedoni, e vlefshme për eliminatoret e botërorit Rusi 2018, që u ndërpre në minutën e 77-të.

Në minutën e 88-të, Bekim Bala shënoi për skuadrën e Shqipërisë duke e çuar rezultatin në 2-1.

Të dyja skuadrat patën raste për të realizuar përsëri por ndeshja përfundoi 2 me 1 në favor të ekipit tonë  që hedh një hap të mbarë në eliminatorët e kampionatit Botëror 2018.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 77-të të një ditë më parë për shkak të reshjeve të mëdha në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Goli i parë është shënuar për ekipin shqiptar nga Sadiku në minutën e 9-të, ndërsa maqedonasit kanë barazuar rezultatin me anën e Alioskit në minutën e 51-të.

Rezultatin e vulosi sot Bekim Balaj, njësoj si në fillim të ndeshjeve eliminatore për Euro 2016, kur i dha fitoren ekipit shqiptar kundër Portugalisë.

 

 

Futboll. Kosova në Finlandë me ekipin e saj më të mirë

Inca: “Il governo si accanisce ancora contro gli immigrati regolari”