in

A duhet të ndihen të fyer shqiptarët nga fjalët e Guendalinës?

Deri tani në reality show Grande Fratello konkurrentët janë ndëshkuar me eliminim kur kanë blasfemuar.

Një nga konkurrentet, Guendalina Tavassi, foli për Erinelën, të renë me origjinë shqiptare që ndodhet brenda shtëpisë më të survejuar të Italisë. Kur po diskutohej për bërjen e magjive, ajo e ofendoi me fraza raciste atë duke thënë tektualisht: “llogarit që shqiptarët i bëjnë këto gjëra sepse janë arixhinj. E arixhinjtë në Shqipëri…janë që s’ka ku të shkojë më keq”.

Pas një fraze të tillë, Grande Fratello – që bën ç’është e mundur mos humbë audiencë, – mbase duhet të marrë ndonjë masë ndëshkuese. Megjithëse deri tani ajo është falur nga autorët edhe për frazat e saj të rënda kundër fesë, që deri më sot duket e vetmja gjë që nuk tolerohet të fyhet në tv.

Ndërkohë në FaceBook është krijuar një grup me emrin “Guendalina Tavassi deve chiedere scusa a tutti gli Albanesi”.

Me thënë të drejtën, mendimet pak a shumë “të thella” të pjesëmarrësve të Grande Fratello-s, nuk duhet të shqetësojnë askënd. Deri më sot pak prej tyre kanë treguar një nivel intelektual apo kulturor që t’ia vlejë për t’i vënë veshin.

Gripi, sëmundja e stinës, arrin kulmin e përhapjes

Një paketë e re sigurie diskutohet në parlament