Edi Rama rrëfen bisedën me kryeministrin serb Vuçiç në një intervistë për agjencinë e lajmeve Tanjug dhe shpjegon vizitën në Serbi në rubrikën e tij Komunikimi i Javës në Facebook (VIDEO)
Fjalët e Edi Ramës në Serbi kanë ngjallur zemërim në Kosovë. Arsyeja kryesore e këtij reagimi ka qenë se kryeministri i Shqipërisë nuk duhet të flasë në emër të Kosovës në Beograd. Në emër të Kosovës jo, por për Kosovën nuk mund t’ia ndalojë kush. Dhe në fakt, në një intervistë dhënë Agjencisë së shtypit Tanjug, Edi Rama ka shpjeguar se se çfarë ka folur me Vuçiçin për Kosovën:
“Kur isha në Beograd herën e parë [pas dronit], konferenca ishte mjaft dinamike dhe Vuçiç u vu në siklet në lidhje me Kosovën, por, i thashë: Dëgjo nëse dëshiron të ndërtojmë një miqësi midis vendeve tona, nuk mund të bazohet në hipokrizi dhe kushte, unë duhet të jem i lirë të të them çfarë mendoj dhe anasjelltas, pavarësisht nëse të pëlqen apo jo, ndërsa ai qeshi….Këtë herë edhe pse përsëri nuk i pëlqeu që përmenda Kosovën, gjërat janë ndryshe”, u shpreh Rama.
Rama u shpjegoi përsëri gazetarëve se njohja e Kosovës është vetëm në të mirë të Serbisë, gjë që e tregojnë faktet: “Nëse shohim të dhënat statistikore, vërejmë një nivel të lartë shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Serbisë. Nga ana tjetër, meqë nuk mund të zgjedhim cilin shtet të kemi fqinj, është në dorën tonë të ndërtojmë mure apo ura bashkëpunimi, por, besoj se Kosova është pengesa e fundit e Serbisë për të hequr nga supet e saj të shkuarën. Edhe njohja e Kosovës nga Serbia, herët a vonë do të pranohet dhe nga qytetarët”, u shpreh Rama.
Ndërsa për marrëdhëniet me homologun serb, Rama u tregoi gazetarëve që Vuçiçit i ka thënë: “Është diçka shumë e mirë ajo që ne bëjmë sot, por duhet të sigurohemi që gjithçka që është e shkruar në letër, të realizohet. Ndryshe, në fund të fundit, rëndësi nuk kanë vetëm marrëveshjet por si realizohen gjërat”.
I kthyer në Shqipëri, ai ka shpjeguar në një monolog disaminutësh në rubrikën “Komunikimi i Javës” në profilin e tij facebook rëndësinë dhe qëllimin e vizitës së tij dyditore në Beograd.
E thotë sheshit se edhe pse të ndarë në qëndrimin ndaj Kosovës, kjo nuk duhet të pengojë shqiptarë e serbë në rrugën e integrimit evropian: “Shqiptaret dhe serbet e ketij shekulli te ri, mund te bejne permes njeri-tjetrit, per veten e tyre dhe per Ballkanin, ate qe francezet dhe gjermanet, bene shekullin e shkuar per veten e per Europen, duke e kapercyer me largpamesi rreqethese e vendosmeri titanike, lumin e madh te gjakut qe i mbajti ndare me shekuj te tere. Me kete bindje te patundur tek kjo ide dhe per ta çuar ate perpara, jemi angazhuar ne nje politike te re ndaj Serbise; nje politike dialogu, ku ajo çfare na ndan prerazi, qendrimi diametralisht i kunder ndaj pavaresise se Kosoves, nuk na pengon te komunikojme per ate qe na bashkon, rruga e perbashket e integrimit europian dhe interesat reciproke per fuqizimin e ekonomise”.
“Është per te ardhur keq qe kemi nder ne sot, njerez te cilet nuk e kuptojne se dialogu me Serbine nuk eshte vetem permase e te jetuarit ne nje bote krejt te re per Kosoven, e cila kerkon vendin e saj ne çdo organizate e tryeze nderkombetare, po edhe e vetmja rruge per te mbrojtur interesa ekonomike, te cilat pa dialog e fryme kompromisi, s’mund te perkthehen ne zhvillim e mireqenie per qytetaret tane. – vazhdon kryeministri – Zhvillimi ekonomik dhe mireqenia nuk mund te sakrifikohen sot ne nje lufte imagjinare ballkanike, e cila zhvillohet permes retorikes kunder armiqve te deridjeshem, qe perdoret si arme kunder njeri – tjetrit ne arenen e politikes se brendshme te shqiptareve!”.
“Kemi sot dy shtete shqiptare, po nje popull te vetem, qe meriton te ushqehet me frytet e te ardhmes europiane, jo me plaget e te shkuares ballkanike. – e mbyll ai – Dhe ne, shqiptaret nuk e ndertojme dot te ardhmen, pa kapercyer dhe fshirë kufijtë e të shkuarës. Kufijtë e të shkuares mes nesh dhe Europës, mes Shqipërisë e Kosovës, dhe po njësoj, mes shqiptarëve e serbëve. Në të njëjtën kohe, ne te treja drejtimet. E ardhmja eshte ne duart tona. Le te mos i’a lidhim këmbët vetes me litarin e të shkuarës”.