Falë një programi të krijuar nga Policia e Shtetit. Mjafton të fusësh numrin e kuponit
Romë, 21 janar 2011 – Policia nuk ka personel dhe mjete të mjaftueshme për të përtërirë në afatet e duhura lejeqëndrimet, por ama mbërrin në iPhone dhe iPad për të informuar të interesuarit nëse ka ndonjë të re. Prej dy javësh, ata që kanë një smartphone ose një tablet Apple mund të shkarkojnë falas aplikimin “Polizia di Stato.it”. Ai mundëson marrjen e informacioneve mbi operacionet e policisë, njohjen e konkurseve dhe shikimin e videove të vëna në youtube nga Policia e Shtetit.
Edhe imigrantëve u është kushtuar një seksion i posaçëm, ai që quhet “Permessi di Soggiorno” ku leximi mund të bëhet në italisht, frëngjisht, spanjisht, arabisht dhe rusisht. Mjafton të futet numri i kuponit të praktikës për përtëritjen e lejeqëndrimit dhe mund të dihet se në ç’pikë ka arritur ajo.
Po për ata që nuk kanë iPhone? Mjafton një komputer e një lidhje në internet. I njëjti shërbim është aktiv prej kohësh në sitin www.poliziadistato.it.